• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e braktisjes së grumbullimit të kombëtares nga Xhaka. Krisje përfundimtare me De Biasin?

by A R
26/03/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohësh Taulant Xhaka nuk është më një titullar fiks i Kombëtares. Shkëndija që dha në ndeshjen kundër Zvicrës në Europian, teksa flakte i nervozuar shishen me ujë pas zëvendësimit, u kalua pa masa të bujshme për hir të “ruajtjes së harmonisë në grup”. Por “dashuria” mes tij dhe De Biazit nuk ishte më si më parë. Luajti gjithnjë e më pak, derisa pas Italisë mori një vendim të nxituar. Në kokën e tij ka qenë i bindur se i meritonte qoftë edhe disa minuta, me të drejtë ndoshta, por urdhri i trajnerit nuk bëhet dysh. Aq më tepër që përballë kishte pikërisht atë, trajnerin që bëri gjithçka që ta vishte kuqezi, atëherë kur shumë të tjerë ia kishin vënë vizën dhe ishin të bindur se tashmë ishte një lojtar “i djegur” nga Zvicra.

Tani kohërat kanë ndryshuar dhe nëse nuk do të ketë një reflektim të shpejtë e publik nga ana e lojtarit, ka shumë të ngjarë që për sa kohë De Biazi të jetë trajner, Xhaka të mos jetë më në listë. Ndoshta, sepse në futboll nuk mund të thuash kurrë…

PRAPASKENA
Xhaka e kishte parandjerë që nuk do të ishte titullar kundër Italisë, por ndërkohë ka shpresuar se mund të luante disa minuta në pjesën e dytë. “Panorama Sport” zbulon se pas ndeshjes zhgënjimi dhe mllefi kishin arritur kulmin te Xhaka, i cili më pas vendosi të kërkojë një ballafaqim me trajnerin. De Biazi, si një ekspert i këtyre situatave, e ka shmangur takimin, sepse të dy kanë qenë të ngarkuar emocionalisht pas ndeshjes. Lojtari ka këmbëngulur, por trajneri, nga ana tjetër, ka qenë i prerë që të gjitha bisedat të bëheshin ditën tjetër në mëngjes, kur kokat janë më të ftohta.

BISEDA
Mësohet se Xhaka ditën tjetër nuk i ka kërkuar asnjë llogari trajnerit për mosaktivizimin. Thjesht e ka njoftuar atë se kishte vendosur që të shkonte të stërvitej me Bazelin. Trajneri fillimisht është kapur në befasi dhe më pas i ka kujtuar se ishte në grumbullim me Kombëtaren. Gjatë bisedës Xhaka ka ndërhyrë dhe i ka thënë: “Do iki, se kam prerë edhe biletën…”. Këtu De Biazi nuk e ka vazhduar më dialogun me futbollistin dhe i ka lënë të kuptohet se ky është një veprim i papranueshëm.

Në fund, trajneri i ka bërë të qartë mesfushorit se e llogariste për ndeshjen me Bosnjën dhe se largimi nga skuadra po bëhej pa miratimin e tij, por vendimi përfundimtar gjithsesi ishte në dorën e lojtarit. Pas kësaj, disa lojtarë veteranë, por edhe pjesëtarë të stafit janë përpjekur ta bindin Xhakën të reflektonte dhe të mos nxitohej, por ai nuk ndryshoi mendim./panoramasport

Next Post
Big Brother/ Ademi shpërthen në lot pasi babai i nxjerr gënjetrat nga studio

Big Brother/ Ademi shpërthen në lot pasi babai i nxjerr gënjetrat nga studio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In