• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e bllokimit të Kodit të Sjelljes, deputetët sërish jashtë kontrollit

by Java News
30/05/2018 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodi i Sjelljes së Deputetëve, i miratuar pas një presioni trevjeçar të Brukselit, nuk do të zbatohet as për këtë sesion parlamentar. Teksa mbledhjet e seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare janë kthyer arenë konfrontimesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh, zbatimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve është shtyrë edhe për tre muaj.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 5.4.2018, miratoi vetëm me votat e shumicës parlamentare, Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Gjatë mbledhjeve të fundit të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare janë shkelur më shumë se gjysma e neneve të Kodit Etik, çka konfirmon mungesën e zbatimit dhe të veprimit të tij. Vendimi për miratimin e Kodit të Sjelljes hyri në fuqi menjëherë, pra që në datën 5.4.2018, por Kodi nuk po gjen zbatim në praktikë, për shkak të mungesës së një udhëzimi të detajuar për normat e sjelljes në Kuvend.

Për hartimin e këtij udhëzimi është ngarkuar Byroja e Kuvendit, e cila do të kujdeset për zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit. Neni 32 i vendimit të Kodit të Sjelljes parashikon që ‘Byroja e Kuvendit, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, nxjerr udhëzuesin e detajuar për sjelljen në Kuvend’.

Ndonëse Kodi i Sjelljes së Deputetëve është tejet i saktë, detajuar dhe shterues në përcaktimet që disiplinojnë deputetët, udhëzimi i detajuar duket se është justifikimi i fundit për të shtyrë në kohë zbatimin e Kodit. Edhe sikur Byroja e Kuvendit ta respektojë këtë afat, zbatimi i udhëzimit me rregullat, normat, kufizimet dhe parimet që rregullojnë aspekte të jetës publike dhe private të deputetit, përkon me fundin e këtij sesioni parlamentar.

Kodi Etik u miratua me kërkesë të vendeve të Bashkimit Evropian. Beteja për miratimin e Kodit ka zgjatur tre vite. “Unë ju thashë që me rastin e zgjedhjes sime Kryetar takoj dhjetëra ambasadorë dhe një nga problemet që shtrojnë ata është pikërisht kjo. Unë nga kjo u detyrova ta riaktivizoja”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një mbledhje të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Thomas Greminger: Zbatoni Kodin e Sjelljes
Sekretari i Përgjithshëm të OSBE z. Thomas Greminger, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, kërkoi zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve. “Kohët e fundit, miratimi i Kodit të Sjelljes për deputetët tregoi një hap tjetër pozitiv të parlamentit që tregon që mori përgjegjësi për standardet e veta. Zbatimi i këtij Kodi, i cili bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare, do të forcojë llogaridhënien e parlamentit ndaj qytetarëve shqiptarë.

Kodi u miratua, tashmë hapi i radhës është të zbatohet si duhet. Së bashku me parlamentin shqiptar dhe me Zvicrën, që duhet thënë se është shtet anëtar i OSBE me reputacion shumë të veçantë dhe të njohur kur flitet për çështjet e demokracisë së drejtpërdrejtë, ne kemi evidentuar hapat e radhës të nevojshëm për të forcuar funksionet e parlamentit dhe marrëdhëniet e tij me qytetarët”, tha Greminger. Sekretari i Përgjithshëm të OSBE/Shqiptarja

a.ç

Next Post
Serbët në Mal të Zi po kërkojnë referendum kundër Kosovës

Serbët në Mal të Zi po kërkojnë referendum kundër Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

July 10, 2026
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

July 10, 2026
Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

July 10, 2026
Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

July 10, 2026
Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

July 10, 2026
Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

July 10, 2026
Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

July 10, 2026
“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

July 10, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

July 10, 2026
Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In