• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e Big Brother/ Kunja, sherre e ironi, çfarë ndodhi mes ish-banorëve e produksionit

by Java News
17/02/2024 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i tretë i “Big Brother” ka nisur prej më shumë sesa 1 muaj, duke marrë vëmendjen e të gjithë publikut. Personazhet në garë për çmimin e madh prej 100 mijë euro, brenda shtëpisë, kanë dhuruar tashmë shfaqje si me romanca, situata gazmore, por edhe me armiqësi të krijuara.

Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë sezon, teksa armiqësi zhvillohen në shtëpi, disa të tjera, kanë marrë jetë edhe jashtë shtëpisë së famshme. Që nga nisja e këtij formati, sytë e gjithë publikut ishin tek Ledjoni dhe Arbana, moderatorja e dy sezoneve të shkuara. U duk se çdo batutë e bërë mes të dyve, do të ishte një kunjë në distancë. Por për 1 muaj, situata u duk e paqtë mes tyre, të paktën deri pak ditë më parë.

Prezantuesi Ledion Liço devijoi paksa rregullat e “Vëllait të Madh”, duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj. Një informacion, që në fakt nuk ishte i saktë. Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër…”, tha Ledioni. Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të “Big Brother VIP”, postoi në “InstaStory” një mesazh: “E di, e di :)”.

Ky postim është parë në rrjetet sociale si një thumb i hapur kundërdrejt Ledionit, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë. Ka mjaftuar ky post, që në rrjet të bëhej nami, ku shumë e kanë konsideruar këtë postim si një kunjë direkt për Ledjonin. Megjithatë, Arbana e la me aq deklaratën, duke zgjedhur që mos të zgjatet më shumë se kaq.

Që në daljen e parë publike si moderator i “Big Brother”, Ledjoni u përpoq të tregonte se tashmë gjërat kishin ndryshuar dhe ishte momenti i tij. Një tjetër miqësi e shndërruar në “armiqësi” është ajo mes Arbër Hajdarit dhe Balina Bodinakut. Kujtojmë se dy personazhet në sezonin e parë kanë ndarë poltronin e opinionistit së bashku, ku për më shumë se tre muaj kan qenë së bashku. Por rreth 2 vite më pas, çdo kontakt mes tyre duket se ndërprerë. Debatet dhe diskutimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” sjellin shpesh edhe konfuzime dhe mosmarëveshje me opinionistët.

Banorët janë shprehur disa herë ndaj këtyre të fundit se nuk janë të qartë me dinamikat që krijohen në shtëpi, por në spektaklin e fundit Arbri ka reaguar duke thënë se ata gjejnë kohë të shohin aq sa munden nga loja që ata bëjnë dhe situatat që krijojnë e më pas i komentojnë ato. Një reagim ka ardhur edhe nga Balina gjatë mbrëmjes lidhur me komentet që Arbri ka dhënë për banorët në debatet e ndryshme mes tyre.

Duket se ish-opinionistes nuk i janë dukur me vend opinionet që ai ka dhënë dhe i ka komentuar kështu: “Çfarë po bën o Arbër? E dëgjon veten ç’po nxjerr nga goja?”, një deklaratë kjo e fortë duhet thënë, duke marrë parasysh bashkëpunimin e ngushtë që ata të dy kanë patur. Deri më tani, vet Arbri ka zgjedhur që mos të përgjigjet, duke vijuar me angazhimin e tij, pa u përfshirë në rrafshin personal në debate.

Një eleminim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas gazetarit Elvis Myrta, i cili ishte në nonimim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, nga shtëpia u larguar edhe blogerja Dea Vieri, e cila pas një televotimi të publikut u eliminua nga gara për çmimin e madh. Mirëpo së fundmi përmes një postimi në TikTok, Dea ka treguar se nuk ishin votat e publikut ato që e larguan nga “Big Brother VIP”, por opinionistja e spekalit Oriela Nebijaj pasi ajo dëshironte që ta lidhte atë me Fation Kuqarin sa për show.

“Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show”, tha ajo. Kujtojmë se përgjatë spektaklit, ishte Ori ajo që tha se Dea duhej të afrohej me Fationin, si një mënyrë kjo për t’i shpëtuar televotimit. Duket se kjo deklaratë nuk është pëlqyer nga Dea, e cila ka zgjedhur të reagoj në këtë mënyrë.

E pas kësaj deklarate të Deas, një reagim ka ardhur edhe nga ana e opinionistes. Gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram, një prej tyre kishte shkruar: “Po Dea ça pati sa doli filloi duke ju sulmuar, ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”, ndërsa Ori iu përgjigj ndjekësit: “Asgjë more, keqkuptime ‘Big’-u! Dea është zemër!”.

Olsi Bylyku ishte një prej ishkonkurrentëve të “BBV3” rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai “u fsheh” për një kohë të gjatë. Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në “Fan Club”. Pak ditë më parë ai postoi një fotografi në “Instagram” ku shkruan: “Pilo is cofidential”. Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë me Ledionin dhe “Top Channel”.

“Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë”, ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur. Gjithashtu, çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut, ishte pëlqimi që Eduart Grishaj kishte bërë në reagimin e Olsit.

Duket se Olsi është ndër ish-banorët që më së shumti ka treguar se nuk ishte dakord me largimin e tij të parakohshëm nga gara, duke vendosur që të mbyllë njëherë e mirë kapitullin me “Big Brother”. Madje, aktori ka fshirë edhe të gjitha fotot që kishte nga “Big Brother”. Ka qenë postimi i tij në “Instagram”, kundërpërgjigja për të gjitha ato çfarë ndodhën, si dhe për mënyrën sesi aktori doli nga gara. Me gjasa, përgjatë javëve të tjera armiqësi do të dalin në sipërfaqe, duke premtuar dinamika të reja.

/f.s

Next Post
EMRAT/ Në 200 ditë janë arrestuar kokat më të mëdha të krimit në Shqipëri

EMRAT/ Në 200 ditë janë arrestuar kokat më të mëdha të krimit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

July 31, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

July 31, 2026
SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com