• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prapaskenat e betejës, si u përgatitën dhe u stërvitën ushtarët për Koshare?

by A R
09/04/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 9 prill 1999 nisi ajo që njihet si Beteja e Koshares ose thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar. Kjo betejë i dha një dimension të ri strategjik luftës së UÇK-së. Në këtë betejë ranë dëshmorë shqiptarë nga të gjitha trevat.

Përgatitjet për këtë betejë kishin nisur në shtator të vitit 1998. Paraprakisht Agim Ramadani e Rrustem Berisha të Brigadës 131 kishin udhëhequr disa aksione guerrile të suksesshme në bjeshkët e Junikut dhe kishte ardhur deri të krijimi i njësisë diversante vëzhguese Kobra.

Ofensiva më e madhe e ushtrisë serbe deri atë kohë në gusht të vitit 1998 bëri që ushtarët të tërhiqeshin në veri të Shqipërisë.

“Kjo njësi Kobra fillimisht jemi vendosur në fshatin Papaj, një kazermë ushtarake që ka qenë aty e ish-regjimit diktatorial të Shqipërisë, Enver Hoxha, dhe aty ka filluar rekrutimi, bëhet fjalë për një numër të vogël të njerëzve”, tha Demë Maloku, komandant në betejën e Koshares.

Nga shtatori ‘98 e deri në ditën kur u zhvendosen në Koshare, përpos rekrutimit, kjo kohë u shfrytëzua për stërvitjen e luftëtarëve.

“Kemi shfrytëzuar mirë këtë pjesë për këtë stërvitje në lëmi të ndryshme, gjini ushtarake të ndryshme, qoftë kundërajror, minahedhës, topa pa dridhje, topa të kalibrit të lartë, njësi tankiste të cilat i kemi përdorur për heqjen e kufirit në Koshare”, u shpreh Maloku.

Pas stërvitjeve dhe rekurtimit të një numri ushtarësh, jepet urdhri për mësymje për të hequr kufirin që ndante shqiptarët nga vitit 1913.

“Saktësisht më 9 prill të vitit 1999 kur kemi marr urdhrin për thyerje të kufirit në Betejën e Koshares kemi qenë 143 pjesëtarë, nga këta pjesëtarë përfshihet pjesa logjistike, pjesa e furnizimeve të ndryshme dhe pjesëtarë në vijë të frontit që është bërë lufta direkte”, tha Demë Maloku, komandant në betejën e koshares.

Thyerja e kufirit i hapi rrugë hyrjes së armatimit dhe ardhjes së vullnetarëve si dhe ngriti moralin e ushtarëve të UÇK-së sa në fund të kësaj beteje numri i ushtarëve shkoi në 3 mijë.

“Kemi të bëjmë për një territor 15 kilometra një vijë frontale e cila është marr nga forcat tona më 9, 10 dhe 11 prill dhe nuk është dorëzuar deri më ndërhyrjen e NATO-s”, tha Maloku.

Nga radhët e UÇK-së ranë 114 dëshmorë ndërsa, përkundër propagandës serbe, humbjet nga ana tjetër ishin shumë më të mëdha.

“Sipas një analize të njëanshme nga ana jonë si pjesëtarë të brigadës së Koshares flitet që i kemi diku rreth 800 ushtarë serbë që kanë humbur jetën në Betejën e Koshares, kjo shifër nuk e parashikon edhe pjesën tjetër goditje me artileri në territorin e armikut, nuk e dimë atë pjesë dhe nuk kemi nxjerrë ndonjë statistike të përafërt”, tha Maloku.

Emocionet e ushtarëve para 25 vitesh nuk përshkruhen dot me fjalë por për Betejën e Koshares do të flitet gjithmonë si një pikë kthese në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Në kuptimin ushatarak ka qenë një betejë e jashtëzakonshme, një betejë e fuqishme, mirë e planifikuar, mirë e organizuar dhe mirë e ekzekutuar në terren, këto elemente i ka poseduar të gjitha”, u shpreh Demë Maloku, komandant në betejën e Koshares.

Moment i rëndësishëm në këtë betejë ka qenë edhe marrja e bazës ushtarake jugosllave të Karaullit në të cilën ishte vendosur flamuri kombëtar shqiptar për të mos u larguar më asnjëherë.

/a.r

Next Post
Miratohet Garancia Shtetërore, 4 miliardë lekë për sektorin e industrisë përpunuese

Miratohet Garancia Shtetërore, 4 miliardë lekë për sektorin e industrisë përpunuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In