• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prapaskenat e arratisjes së Moisi Habilajt, ja si u zhduk pas vendimit të Apelit, jetonte në…

by A R
13/01/2021 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikanti i njohur shqiptar Moisi Habilaj, dy ditë më parë alarmoi autoritetet italiane pas lajmit të bujshëm për arratisjen e tij teksa ndodhej në “Arrest shtëpie”, ndërsa dje janë zbuluar prapaskenat e zhdukjes së tij. Arratisja ka ndodhur pasi Apeli la në fuqi dënimin e tij me 15 vite burg. Ai ndodhej në arrest shtëpie duke pritur vendimin e formës së prerë dhe duke qenë se do të kthehej në burg u arratis. Referuar mediave italiane, banesa në provincën e Katanias në të cilën trafikanti shqiptar ishte duke vuajtur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” i përket bosit të Cosa Nostras, e prej këtej hidhen dyshime se Habilaj mund të ketë qenë nën kontrollin e tij. Mësohet se kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Vlora në drejtim të Italisë, mbahej në mbikëqyrje me byzylyk elektronik, pasi ishte dënuar me 15.5 vite burg, ndërsa dy ditë më parë kur policia ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë.

Këtu hidhen dyshime se në fakt në të vërtetë Habilaj mund të mos jetë pajisur me byzylykun elektronik, nëpërmjet të cilës autoritetet bënin lokalizimin e tij. Kjo me sa duket ka bërë më të lehtë largimin e tij nga ambientet e shtëpisë, duke mos pasur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij. Por referuar burimeve të tjera, mësohet se Habilaj mund të ketë humbur gjurmët duke përdorur një argument se do shkonte deri tek dentisti. Kjo alibi është përdorur nga i dënuari shqiptar me 15 vite e 5 muaj burgim në Itali, i cili sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet. Habilaj, ka mashtruar autoritetet se nevojitej që të shkonte deri tek dentisti dhe më pas është larguar, duke mos u kthyer më në banesën, ku i kishte caktuar gjykata e Katanias për të qëndruar në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, Policia italianë ka marrë kontakte me familjarë dhe vëllanë e Moisi Habilajt. Pas kësaj periudhë Habilaj është zhvendosur në një banesë tjetër, ku prej këtej është arratisur duke përdorur si argument se do shkonte për një vizitë tek dentisti. Strukturat policore në Itali po kryejnë kërkime për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë mbrojtësit ligjorë të Nezar Seitajt, një tjetër bashkëpunëtori të Moisi Habilaj, bënë me dije se në muajin nëntor 2020 është larguar nga banesa dhe Seitaj, personi që konsiderohet si “financier” i grupit që drejtonte në Vlorë, Moisi Habilaj.
Ngjarja
Kujtojmë se në 17 dhjetor Gjykata e Apelit në Katania e dënoi me 15 vite burg duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ndërkohë, mësohet se që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite. Konkretisht Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa së bashku me Habilajn u dënuan edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit, M. Sula dhe N. Seiti. Gjithashtu disa muaj më parë mësohet të jetë arratisur edhe një person i identifikuar me iniciale S. Çela. Ndërsa në 29 qershor të vitit të kaluar GJKKO dënoi me 10 vite burg të arrestuarin e vetëm në Shqipëri që ishte pjesë e grupit të “Habilajve” personin me iniciale A.Kocerri. Ndërkohë referuar ngjarjes mësohet se grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Prokurorët argumentojnë se ky grup, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndër ta edhe funksionarë të lartë të Policisë, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë. Akuza i referohet përgjimeve të grupit të Trablovës, ku i konsideruari si drejtuesi, T.Haxhiraj, në një nga përgjimet dëgjohet t’i thotë bashkëbiseduesit se “çdo gjë bëhet me shtet”, duke lënë të kuptohet se punonjës të policisë kanë dijeni dhe i favorizojnë ata në mënyrë që të ushtrojnë aktivitetin kriminal.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 13 janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In