• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat/ A u përjashtuan Peza dhe Kosta pas informacioneve nga Prokuroria?

by A R
02/05/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar në listën e kandidatëve për deputetë 45 prej anëtarëve aktualë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ndërkohë që ka përjashtuar prej saj 28 anëtarë, nga të cilët “veteranët” e PS-së si Namik Dokle, Arta Dade dhe Valentina Leskaj.

Kreu i qeverisë kërkoi dy javë më parë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme për listën e deputetëve aktualë të Grupit të PS-së.

“Panorama” shkruan se burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se pas verifikimit të bërë, mësohet të jetë kthyer përgjigjja se aktualisht në hetim janë deputetët Alfred Peza, në lidhje me çështjen e pasurisë.

Ndërkohë që në hetim edhe edhe Vladimir Kosta, në lidhje me mosdeklarimin në formular të një dënimi me gjobë në vitin 2000 për armëmbajtje pa leje.

Nuk dihet sa ka ndikuar ky informacion në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë në qarqe, por emrat e Pezës dhe Kostës janë hequr nga lista e re, shkruan “Panorama”.

lista-PS

TË KONFIRMUARIT

Nga deputetët e konfirmuar bien në sy emrat e ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët, edhe pse të larguar nga detyra, kryesojnë qarqet kryesore. Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të deputetëve aktualë si Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ervin Bushati dhe Rakip Suli.

Në listën e Tiranës është edhe emri i Spartak Brahos, deputet i LSI-së, i cili edhe në zgjedhjet e 2013-s fitoi mandatin si pjesë e Grupit të PSsë. Ajo që bie në sy është edhe emri i Luan Duzhës, ish-deputet i LSI-së, i përfshirë në listën e PS-së së qarkut të Elbasanit.

Kurse në listën e të larguarve bie në sy emri i Dashamir Pezës, Shkëlqim Canit, Parid Carës, Alfred Pezës, Esmeralda Shkjaut, Arben Çukos dhe Pirro Lutajt. Socialisti Namik Dokle ka reaguar dje me një status në “Facebook”, duke kërkuar që të mos zëvendësohej me “hajdutë pulash”.

“Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht cilido qoftë! (Vetëm ‘aman’ hajdut pulash të mos jetë!). Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron… Mirënjohje për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike”, shkruan Dokle.

Next Post
Gjermani, De Maiziere kërkon ndalim të pjesshëm të burkas

Ministri De Maiziere: Kush s’na njeh kulturën, nuk integrohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com