• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Prapaskenat/ A. Konkurencës-qeverisë: Jo zgjatjes së kontratës me Rinasin

by A R
02/04/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes. Vendimi i Autoritetit është marrë në dhjetor 2015 dhe u është dërguar në atë kohë palëve të interesuara, që kishin kërkuar mendimin e Autoritetit, por u bë publik vetëm dje, në mënyrë që të mos pengoheshin negociatat.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, tha për Monitor.al se “Autoriteti ka përshëndetur faktin që drafti është konsultuar me ta, por bazuar dhe në raportin e monitorimit që ka bërë më përpara Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit”.

Rekomandimi tjetër i autoritetit ka qenë që të “Të liberalizohen shërbimet( ground handling) sipas anekseve të kontratës koncensionare: (i) Pagesës së Shërbimit në Tokë dhe e Uljes dhe e Ngritjes, (ii) Pagesës për Pasagjerët, (iii) Pagesës së Kargos, (iv) Pagesës së Parkimit të Avionëve dhe (v) Pagesës së ndriçimit të aerodromit”.

Një ditë më parë, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri të ditur se është arritur marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit me Tirana Interniational Airport, kompanisë që ka një kontratë 25 vjeçare për menaxhimin e Aeriportit të Rinasit, funksionale që nga viti 2004. Sipas marrëveshjes së arritur  hapja e aeroportit të Kukësit do t’i shtojë 2 vite kontratës koncesionare së TIA, ndërsa në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore. http://www.monitor.al/hiqet-eskluziviteti-tia-haxhinasto-marreveshja-formalizohet-pasi-te-votohet-ne-kuvend/

Po sikur Aeroporti i Kukësit të mos bëhet funksional në dy vjet?!

Autoritetit të Konkurrencës iu kërkua të shprehet në lidhje me të drejtat eskluzive të shërbimit të transportit ajror ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve sa i përket draft-marrëveshjes së propozuar e cila ka si pasojë ndryshimin e zonës gjeografike të eskluzivitetit të operimit të fluturimeve ajrore ndërkombëtare tregtare(kargo dhe pasagjerë).

Sipas relacionit, Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit.

Autoriteti i Konkurrencës rekomandon hapjen e tregut dhe të shërbimeve aeroportuale në mënyrë të veçantë nga hyrja e mundshme e kompanive ajrore me kosto të ulët (low cost) por thekson se gjatë negocimit të rishikimit të marrëveshjes duhet marrë në konsideratë:

1- Performaca financiare e “Tirana International Aeroport” gjatë viteve të operimit;

2- Stanjacionin e treut sa i përket numrit të pasagjerëve(rreth 1.81 milionë në vit për 2013 dhe 2014) duke humbur avantazhet e rritjes së shpejtë të tregjeve në rajon dhe vendet e Bashkimit Evropian nga operimi kompanive me kosto të ulët;

3- Metodologjinë e përdorur për zgjatjen e afatit të paktën me dy vjet pa vendosur kusht operimin e aeroporteve të tjera;

4- Bazën e informacionit të vënë në dispozicion nga OSHA nëpërmjet një Memo të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe informacionin shtesë në seancën dëgjimore të datës 23.12.2015;

Këto janë arsyet që e kanë shtyrë Autoritetin të rekomandojë të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes.

Dyshimet janë nëse aeroporti i Kukësit do të arrijë të jetë funksional për dy vjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet dhe investimeve të mëdha shtesë që duhen për ta kthyer atë në punë. Nuk është bërë ende e qartë nëse Kukësin do e menaxhojë vetë shteti, apo ky i fundit, në pamundësi për të investuar do e japë me koncesion te privatët. Nuk ka të dhëna as nëse operatorët me kosto të ulët do të kenë interes të operojnë në Aeroportin e Kukësit, në gjendjen në të cilën është si dhe konkurrencën e fortë që mund të ketë nga Aeroporti i Prishtinës, ku operojnë tashmë disa low cost.

Kompania ndërkohë është në shitje dhe mësohet që koncesionari ka negociuar fort për të pasur një marrëveshje sa më të mirë, në mënyrë që të mos ulë vlerën e kompanisë te blerësi i ri.http://www.monitor.al/tirana-airport-ne-negociata-per-tu-shitur-kinezet-te-interesuar/

Dhe për momentin duket se koncesionari ka arritur të marrë  edhe dy vjet zgjatje kontrate, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse brenda dy viteve të ardhshme shqiptarët do të mund të fluturojnë me çmime të uëta nga Aeroporti i Kukësit./Monitor

Next Post

Gafa/ Berisha është frymëzim për Bashën, por e vendos krah heronjve të vdekur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com