Prej orëve të para të mëngjesit rajoni i Korcës është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar me rreshje intensive borë dhe ulje të temperaturave nën zero.
Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e borës ka arritur në 10 cm, ndërsa rrugët drejt këtyre zonave turistike kanë qenë të qarkullueshme normalisht.
Edhe akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën dhe Korçën me Leskovikun janë
të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi. Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në Qafë Thanë dhe Qafe Plloce, ku është dashur ndërhyrja e mjeteve të Drejtorisë së rrugëve për të mbajtur të hapur këto segmente.
Oranews