• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranvera i lodh të gjithë. Ja disa mënyra si të përqëndroheni

by Java News
20/04/2018 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kush nuk përfshihet nga plogështia e pranverës, ditët e para as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.

Janë gjendje e përbashkët, që prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Quhet ndryshe dhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike.
Nga kjo vuajnë më shumë femrat e moshave nga 35 në 54 vjeç. Por çfarë mund të bëhet për të luftuar këto sëmundje, të cilat, edhe pse në vetvete një sëmundje e mirëfilltë, mund të krijojnë një shqetësim të caktuar? Strategjitë janë kryesisht dy: të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në ajër të pastër, pra në natyrë, dhe të ushqehen mirë dhe në mënyrë të balancuar.

Shkaku i “sëmundjes së pranverës” qëndron në paqëndrueshmërinë e klimës tipike të ndryshimit të sezonit. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, rritja e papritur e temperaturës, sasia më e madhe e dritës të sjellë nga koha e verës, janë të gjitha dukuri që ndikojnë në ritmet tona të qarkullimit dhe kontribuojnë në frenimin e orës sonë të brendshme. Prandaj, tendenca është të kemi pagjumësi, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, si hap i parë, të siguroheni që të jeni të qetë.

Kjo varet nga një organizim i mirë: në ditët ose në kohën kur ndihemi më energjikë duhet të organizoheni duke lënë mënjanë angazhimet e ditës për të bërë një shëtitje në natyrë, është aleati ynë më i mirë kundër “sëmundjes së pranverës”. Aktiviteti fizik na siguron endorfinën falas dhe serotoninë, si aleat për gjendjen shpirtërore, e cila lufton stresin dhe na jep atë lodhje të shëndetshme që predispozon në një gjumë të mirë të natës. E vetmja masë paraprake për t’u zbatuar është zgjedhja e kohës së duhur për trajnimin tonë, duke shmangur orët e mbrëmjes. Një ecje e përditshme prej gjysmë ore, është e mjaftueshme për të përfituar shumë, rregulli i vetëm është të ecim me gjallëri dhe pa u ndalur.

Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të saktë. Hapi i parë është hapja e ditës me një mëngjes të mirë, të bërë me qumësht ose kos dhe drithëra. Pranvera është gjithashtu koha ideale për të pastruar trupin pas dimrit “letargjik”, duke ndjekur për disa ditë një regjim detoksifikimi dhe duke rikthyer hidratimin që na nevojitet për ditët e nxehta. Ideale është pirja e dy litrave ujë në ditë, duke i shtuar një fetë limoni, ose konsumimi i çajit të gjelbër, ose çajrave bimorë që ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Ushqimet e pasura me Omega 3 (te peshku i kuq) dhe magnez (drithërat, bishtajoret, frutat e thata dhe soja) janë gjithashtu të dobishme. Ndihma mund të vijë edhe nga mjekësia natyrore, duke shfrytëzuar virtytet terapeutike të tyre që ndihmojnë trupin tonë të mësohet me kushtet e jashtme. Një nga këto është çaji me xhinxher, i cili ka veti stimuluese të ngjashme me ato të kafesë (por kini kujdes: nuk është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga pagjumësia).

Së fundi, gjejmë kohën për t’iu kushtuar pak vetes tonë dhe aktiviteteve që na japin kënaqësi dhe sjellin humor të mirë. Le të gjejmë një moment në ditë, ose të paktën në javë, për një pushim të mirëqenies, një masazh ose një trajtim. Në fund të fundit, pranvera është një sezon i rilindjes dhe ringjalljes së jetës dhe ne duhet ta gëzojmë atë sa më shumë që të jetë e mundur./ATA/

a.ç

Next Post
Lufta e Kosovës/Mbetjet mortore të Gjakovës janë të serbëve të vrarë

Lufta e Kosovës/Mbetjet mortore të Gjakovës janë të serbëve të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In