Nga Fatmir Merkoçi
Kemi 25-së vjet që sorrollatemi në një tranzicion të pa kuptimtë. Po për kaq vjet ndërtuat një sistem, sa të korruptuar aq dhe konfliktual. Jemi ndër vendet e rralla të botës ku, miratojmë me qindra e mijëra ligje. Jemi po ku vend ku, shfuqizojmë ligje sipas interesave deri personale, apo për interesa partie. Ligjvënësit tanë, vazhdojnë në injorancën e tyre profesionale ta quajnë veten zotër të gjithshkaje. Kjo “lojë”, po luhet në emër të popullit ku, të kujton togfjalëshin më famkeq – Në emër të popullit dënohesh me të përdorura nga togat e zeza në kohën e diktaturës. Me sa duket mentaliteti i vjetër na ka lënë në këtë gjendje apo, skenaret e Kativicës na kanë parashikuar të tillë.? Gjithsesi sot, po të njëjtët “kuadro” po trumpetojnë reformë por, duke injoruar votën e sovranit.
Sovrani.
Është i vetmi që ka të drejtën e plotë, për të vendosur, formën e regjimit. Askush nuk mundet të dalë, mbi vullnetin e popullit. Askush nuk ka të drejtë, ti marrë popullit ajo çka është pronë e tij. Në regjimet demokratike, populli vendos me votën e tij. Sot, po manipulohet me dashje. Sot, njerëzit e pushtetshëm, po i japin të drejta vetes, duke ja marrë këto të drejta popullit. Nëse jemi katandisur në këtë gjendje. Kjo ka ndodhur se, shtetarët dhe politikanët tanë, janë kthyer në vjedhësit më të mëdhenj të se drejtës që i takojmë sovranit e askujt tjetër.
Presidenti.
Figura numër një e shtetit. Garantuesi i unitetit të popullit.
Përfaqësuesi i shtetit Shqiptar. Zgjedhja e tij bëhet nga Kuvendi, me 84 vota. Por, interesat personale apo partiake, bënë që të ndërhyhej në Kushtetutë dhe zgjedhja e tij, të bëhet me 71 vota. Presidenti sipas Kushtetutës, ka kompetencat e tija. Këto kopetenca, nuk ja ka dhënë Kuvendi por, ja jep Kushtetuta e cila, është e miratuar nga sovrani. Heqja, ndryshimi i çdo të drejte apo dhe mënyra e zgjedhjes, nuk janë as e drejta e një Komisioni të posaçëm, as e Komisionit të ligjeve, as e Qeverisë apo Vetë Kuvendit. Çdo ndryshim apo ndërhyrje të këtyre të drejtave, të cilat ja ka miratuar sivrani, përbëjnë, jo vetëm shkelje të Kushtetutës. Por, dhe vjedhje e të drejtës se tjetrit. Në rastin tonë, të sovranit. Kjo tregon melagomanizmin e politikanëve tanë. Por, tregon dhe mos fuqinë e Presidentit për të vepruar, sipas kopetencave qe i jep sovrani.
Komisioni i “Reformës” në drejtësi.
Ka një ngërç në këtë pikë. Ngërçi qëndron në faktin se, – janë po këta politikanë që kanë bërë lëmshin në drejtësinë shqiptare. Këta njerëz, jo vetëm që kanë bërë ligje mbi ligje por, sot guxojnë e thonë se, kjo reformë është gjithë përfshirëse dhe në bashkëpunim dhe me opozitën. Po a ishin këta njerëz Ministra Drejtësie? Prokurorë e Krye Prokurorë ? Si është e mundur që këta sa ishin në krye të institucionit nuk bënë asgjë. Përse nuk e reformuan K.L.D.-në më parë.? Çfarë i pengoi këta ” politikan, shtetarë, profesionist” të bënin reformën? Përse i shmangen debatit mediatik ? Përse nuk kanë botuar asgjë mbi këtë reformë. Dhe në mediat vizive, ata, dalin e bëjnë monolog me veten e tyre. Kjo dhe për faj të vetë mediave. Përse nuk e nisin nga themeli. Këta nuk duan të pranojnë që, ky sistem ka rënë.
Nëse nuk pranojnë, dështimin dhe rënien e sistemit, d.m.th të flasësh kodra pas bregut.
Këta nuk duan reformë. Duan thjeshtë ndryshime të ligjeve, e Kushtetutës. Këtë nuk e bëjnë për të mirën e vendit, Por, për interesat e tyre. Për të fuqizuar pozitat e tyre karshi drejtësisë.
Sipas K/Komisionit. z. Xhafa deklaroi se do ndërhyje tek Mënyra e zgjedhjes së Presidentit, kopetencave të tij. Tek K.L.D.-ja, tek Prokurorit të Përgjithshëm. Zgjedhja dhe kompetencat etj. Por, në asnjë deklaratë të tijë, nuk jep se ku i merr kopetencat pë këto ndryshime. Duket qartazi. Kjo reformë po bëhet me urdhër partie. Ky është degradim i drejtësisë, duke e çuar drejtë centralizimit të pushtetit. Diktatura duket se po ulet këmbëkryq në vendin tonë.
Kuvendi.
Sipas Kushtetutës. Populli ka vendosur që Shqipëria të jetë Republikë Kuvendare. Populli zgjedh nëpërmjet votës përfaqësuesit e tij. Sot, sipas dëshirës së partive, ligjvënësit emërohen nga Kryetaret e Partisë. Pra, popullit ju hoq e drejta sa e zgjedhjes aq dhe e përfaqësimit. E njëjtë me sistemin diktatorial. Pra, vetë Kuvendi nuk ka të drejtën ligjore sipas Kushtetutës të përfaqësojë vullnetin e sovranit. Nëse Kuvendi, merr nisma për ndryshime kushtetuese, po sipas Kushtetutës. Çdo ndryshim duhet të aprovohet vetëm me referendum popullor. Deri më tani, asnjë ndryshim, nuk ka marrë miratimin e sovranit. Prandaj themi sot, kjo Kushtetutë është bërë si një paçavure. Pra gjë pa pikë vlere. Por, a ka vlerë vetë ky Kuvend ?
U bë kohë që flitet e përflitet se, në atë sallë janë njerëz me preçedentë penale, njerëz që drejtojnë banda kriminale, njerëz të korruptuar, rryshfetçinj e deri në imoralitet. Në këto kushte. Ky Kuvend i cili, si pasojë e asaj ç’tham më lartë, nuk ka mundësi ta aprovojë këtë reformë.( nëse do ishte reformë reale) Nuk mundet pasi, kësaj i thonë:- Ti kërkosh kriminelit, aprovo ligjin e dënimit me vdekje. Paradoksale.
Pa kaq e vërtetë është kjo, sa nuk ka shqiptar që nuk i ka dëgjuar më shumë se një herë këto deklarueme nga vetë deputetët e asaj salle. Pra, ligji moral, nuk mundet ta pranojë këtë reformë si të drejtë, për sa kohë, vetë ky Kuvend është institucioni më i pa moralshëm. Por, me sa duket, tek ne nuk funksionon morali por, imoraliteti. Sot, dukshëm politika më shum se kurrë po vërteton fjalën popullore. “Ajo është një rruspie që pjell veç dobiçër.
Qeveria
Duke pasur shumicën Kuvendare, ajo, kërkon të kthehet në padron të gjithshkaje. Në 25 vjet, të gjitha qeveritë e kanë shkelur Kushtetutën. Të gjitha kanë kërkuar, në një mënyrë apo në një tjetër, të jenë qeveri partie. Kjo po ndodh dhe sot. Qeveria, kërkon me çdo kusht të kapi çdo institucion të pa varur. Këtë po e tregon dhe kjo reformë.
Këtu nuk e kemi fjalën vetëm tek mos bashkëpunimi, me opozitën. Opozita nuk është në nivelin e saj. Ajo nuk ka alternativë dhe nuk po bën rolin e sajë. Kjo u vërtetua dhe me kalimin e ligjit për, ndarjen e territorit. Rruga e zgjedhur nga opozita, nuk pati asnjë ndikim. Ligji kaloi dhe Shqipëria fitoi një ndarje territoriale, alla makiaveliste. Prandaj duhet një debat më i gjerë se ndërmjet dy poleve politik të Kuvendit.
Nëse Qeveria, do arrijë ta përfundojë këtë palo reformë. Atëhere, ajo ka arritur objektivin e sajë. Ajo, pas kësaj reforme, do ndërtojë, tashmë ligjërisht, formën e drejtimit të vendit. Pra atë të Partisë Shtet.
Forca e sajë karshi çdo institucioni do jetë komandues. Askush nuk mundet të pretendojë për një, Shtet Ligjor, Shtet të së drejtës. apo Qeveri e popullit. Vullneti i popullit shuhet dhe në vënd të tijë. Forcën e çdo gjëje e merr Partia.
K.L.D.-ja
Organi më i lartë i drejtësisë do të reformohet. Që duhet reformuar, kjo nuk ka pikën e dyshimit pasi, është kthyer në një fole grezash. Por, pyetja shtrohet se si.?
Sipas reformistëve ( që për hir të së vërtetës, vjedhin ide por, nuk dinë ti zhvillojnë) ky ndryshim, duhet bërë qysh me heqjen e së drejtës së Presidentit si Kryetar i sajë. Përsëri kemi shkelje të Kushtetutës. Kopetencat ja jep Kushtetuta Presidentit dhe nuk mundet t’ja heq e as t’ja shtojë, grupi i reformës.
Kjo tregon se vetë reforma, po kryet në bazë të shkeljes se sajë. Qeveria nëpërmjet reformistëve partiak, kërkon me çdo kusht që këtë reformë ta quaj, sa kërkesë të BE-së, Amerikës aq dhe një domosdoshmëri e nevojshme. Kjo reformë, si shumë të tjera. Po trumpetohet si ndarje dhe forcim i drejtësisë. Si një reformë që do ndalojë korrupsionin e prralla të tjera. Kjo reformë. është sa e dështuar aq dhe e frikshme.
Me këtë reformë, Po kërkohet të ngrihet Partia-Shtet, e cila pjell veç diktaturë.
A do jetë populli në gjendje, ta kuptojë dhe ta ndalojë këtë të keqe që po i kanoset vendit ?
Kjo mbetet për tu parë. Mos reagimi i sovranit. Do shellë në mënyrë të menjëhershme instalimin e një forme të re të diktatit të Qeverisë mbi çdo institucion.
Ndoshta vendi ynë, mbetet një vend që pjell veç diktatura. Kjo ndoshta, nga mefshtësia e popullit për të reaguar, apo humbja e besimit se, në këtë vend ka humbur shpresa. Kjo është e frikshme.