• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pranojeni, ndryshe ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’”/ Dy standardet e Berishës për Vetingun në politikë, në 2018 e kërkonte sot e kundërshton

by Java News
26/10/2021 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doci në një shkrim në shqiptarja.com thekson se samilja Berisha e trembur nga propozimi i Bashës për Vetingun në politikë. Sipas tij në vitin 2018 Berisha e ktheu në kauzë, sot e kundërshton me forcë bashkë më dhëndrin. Për këtë Berisha hedh akuza ndaj Bashës dhe Ramës duke theksuar se nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike.

Shkrimi i plotë

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën i është rikthyer një nisme të vitit 2018, për Vetingun në politikë. Propozimi me disa ndryshime të reja, por pa prekur thelbin, kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, por edhe nga Ilir Meta në mënyrë të tërthortë. Berisha e sheh Vetingun e propozuar nga Lulzim Basha si një skenar të Edi Ramës, për të goditur kundërshtarët e tij politikë, rrjedhimisht Berishën, Metën dhe rrethin e tyre. Berisha e shpalli nismën e Bashës si aktin më të turpshëm në historinë e pluralizmit.

“Në 30 vite histori legjislacioni në këtë vend akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama nëpërmjet tij (Bashës) në parlament, që SPAK-u të bëjë Vetingun e deputetëve… Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike”, tha Berisha.

Po çfarë ka thënë Sali Berisha për Vetingun në politikë në vitin 2018, ku amendamenti ishte propozuar pikërisht nga Partia Demokratike? Në vjeshtën e vitit 2018, Sali Berisha, e ktheu Vetingun në politikë në kauzë politike. Ai akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte frikë nga Vetingu në politikë, ndërsa jepte garanci se procesi nuk do të përdorej politikisht. Madje, në seancën plenare të 21 dhjetor të 2018, Sali Berisha kërcënoi me kryengritje të armatosur nëse maxhoranca nuk pranonte Vetingun në politikë, sipas tij i konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Sali Berisha shprehje se “Pse keni frikë nga kjo? Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr? …Po pse ju nuk e pranoni amendamentin? Pranojeni amendamentin, le të ulemi me ekspertë, të marrim edhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, dhe ta bëjmë atë një model për mbarë rajonin. Ndërkombëtarët nuk janë kurrë me idenë që dikush ta përdorë pushtetin për të përjashtuar të tjerët për qëllime politike. Asnjëherë! Opozita nuk mund të jetë kurrë e mendimit që, kur është opozitë, ta përdorë pushtetin për të përjashtuar, por përsëri ju them: hajdeni ta votojmë amendamentin, të marrim ekspertët më të mirë, t’i ulim dhe të përjashtojmë çdo mundësi abuzimi me këtë amendament… Edhe një herë ju bëj thirrje: momenti është kritik. Po ju them se po bëni një gabim, më të rëndin që mund të keni bërë ndonjëherë, në qoftë se ju përdorni kartonët e zinj, të nxirë të krimit, siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu diktatin e krimit, si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do t’ju shkulë nga këto karrige, përndryshe bëhuni gati, se në rrugët e sheshet e Shqipërisë do të ushtojë: “O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri! Kjo do të jetë!…”.

Sot nuk dihet se cili qëndrim i Sali Berishës në raport me Vetingun është i sinqertë, ai i dhjetorit të vitit 2018 apo qëndrimi ekstremist kundër i disa ditëve më parë. I shqetësuar kundër Vetingut në politikë sipas nismës së Lulzim Bashës ka reaguar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është subjekt i amendamentit, për të treguar burimin e pasurisë. Malltezi ishte ndër të parët që reagoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, duke i paraprirë qëndrimit të vjehrrit.

Një pozicionim kundër amendamenteve të Lulzim Bashës dhe rrethit të tij për një Veting në politikën shqiptare, ka sinjalizuar edhe Presidenti Ilir Meta, përmes të besuarve të tij politik. Deputeti i LSI, Petrit Vasili, e ka shpallur propozimin e Bashës një tradhti të madhe. Meta është subjekt i dyfishtë i Vetingut sipas amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike./ shqiptarja.com

Next Post
Helmimi në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: Nga mëngjesi i së dielës mbi 320 qytetarë në urgjencë, mes tyre 60 fëmijë

Helmimi në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: Nga mëngjesi i së dielës mbi 320 qytetarë në urgjencë, mes tyre 60 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com