• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranoi mandatin, Ylli Shehu: LSI nuk u konsultua me ne që ishim në listë

by A R
07/04/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Shehu, kandidati në listat e LSI i cili pranoi mandatin ishte një ndër deputetët e rinj që u komentua më shumë.

Pwrt “GSH”, Shehu mes të tjerash flet për këtë situatë. I pyetur se ç’raporte ka me deputetët e rinj dhe me ish kolegët e LSI, ai thekson se me të rinjtë kordinohet, ndërsa të vjetrit i ndan në dy kategori.

“Me kolegët ne përpiqemi të organizohemi dhe diskutojmë para çdo seance për të qenë të unifikuar e të qartë, e për të rrahur bashkë mendimet mbi aktualitetin.

Me ish kolegët nuk mund të them se kam ndonjë raport të veçantë, pasi shumica e tyre i kanë mbyllur sytë me shallin e errët të kryetares së partisë, dhe nuk flasin “me tradhtarët” siç më quajnë mua.

Ka ndonjë që e mban një sy hapur për të bërë “lajmësin” mes nesh që jemi në parlament dhe atyre që janë jashtë tij, por nuk besoj që ju ka funksionua”‘, ka thënë ai.

Më tej Shehu është pyetur nëse ka nga ata që kanë frikë të të flasin.

“Nuk është çështje frike besoj, por koncepti që kanë për veten si qenie politike. Shumica e atyre që kanë ngelur janë mitingashë, që i ndajnë njerëzit në armiq klasash.

Ky nuk është rasti im dhe unë nuk funksionoj kështu.

Megjithëkëtë, në LSI kam ende disa miq të mirë që dalim mbi këtë ndasi mendjengushtë dhe vijojnë të kenë të njëjtin raport me mua, apo me kolegët e tjerë që pranuan mandatet“, është shprehur deputeti.

Ndërkaq, Shehu ka treguar nëse ka pasur bisedime me LSI përpara se të pranonte mandatin.

“Nëse do të ishin kërcënime do të kishin përfunduar në organet kompetente. Biseda po.

Më kanë kërkuar të dorëzoj mandatin, pra të mos e pranoj qysh në fillim, ç’ka i quaj të natyrshme.

Por për mua është e papranueshme që këto kërkesa u bënë pasi LSI e kishte bërë fakt të kryer djegien e mandatit dhe nuk u konsultua me ne që ishim në listë.

Edhe kur na kërkuan të dorëhiqeshim, kjo nuk u shoqërua me ndonjë sqarim bindës dhe argumentues, por vetëm urdhërues. Mendoj që pati shumë probleme komunikimi dhe imponimi“, ka thënë Shehu.

/a.rada

Next Post

Kur Ilir Meta nis e promovon, ofertën e Edi Ramës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com