• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në Universitete, Koni: UT i ka shpallur listat, në datat 29- 30 gusht mund të bëhen ankimimet

by Java News
28/08/2017 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë një deklarate për  mediat ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, i ka shpallur listat me renditjen e maturantëve, për të gjitha programet e studimit të tij. Koni ka thënë se Psikologjia mbetet një program studimi shumë i kërkuar, ku ka 57 herë më shumë kërkesa se sa kuotat e dhëna.

Në listën e programeve të studimit më të kërkuar Koni ka përmendur edhe gazetarinë me 34 herë më shumë kërkesë sesa kuota, si dhe teknologjinë informative, me 30 herë më shumë kërkesa sesa kuota. Gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, ka bërë të ditur se lista e shpallur ditën e sotme, nuk është lista e fituesve, por është lista e renditjes së aplikantëve për raundin e parë.

“Maturantët duhet ttë jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimim”, tha Koni.

Ai gjithashtu ka sqaruar se nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet  të bëjë regjistrimin pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron.

Për sa i përket regjistrimeve, Koni është shprehur se ato do të kryehen pranë sekretarive dhe nëse maturanti nuk ka mundësi fizike për të kryer personalisht regjistrimin, mund t’i bëjë një prokurë një tjetër personi i cili do të kryej veprimet e nevojshme për të.

Koni tha se numri i fituesve në raundin e parë është i barabartë me atë të kuotave që kanë pasur universitetet.

Pas regjistrimit të fituesve të raundit të parë, do të ketë edhe runde të tjera për tu plotësuar kuotat që mbeten bosh, procedurë kjo që këtë vit vjen me risi.

Nëse vitin e kaluar studentët për plotësimin e kuotave  brenda programit studimor merreshin vetëm brenda listës së programit, këtë herë do të merren në konsideratë të gjithë aplikantët që kanë patur në preferencat e tyre programin e studimit, pavarësisht se mund të kenë kryer regjistrimin në një program.

ma.me

Next Post
Serbët dashurohen pas Durrësit dhe Sarandës: Shqiptarët të përzemërt, sidomos ndaj nesh nga Serbia

Serbët dashurohen pas Durrësit dhe Sarandës: Shqiptarët të përzemërt, sidomos ndaj nesh nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In