• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në universitet, Ekonomiku miraton kriteret për vitin 2017

by Java News
20/12/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit në ciklin e parë bachelor për vitin akademik 2017-2018. Dekani i këtij fakulteti, profesor Dhori Kule, ashtu siç kishte paralajmëruar, i ka miratuar kriteret brenda muajit dhjetor, në mënyrë që maturantët të kenë kohë të informohen dhe të mos shkaktohet panik si u shkaktua në pranimit e vitit akademik 2016-2017.

“Fakulteti i Ekonomisë i ka miratuar kriteret e pranimit për vitin akademik 2017-2018 në përputhje me ligjin e Arsimit të Lartë; vendimi i marrë është përcjellë edhe pranë QSHA (AKP) në mënyrë që të informojë strukturat përkatëse të Arsimit të Mesëm në Republikën e Shqipërisë”, – sqaroi dekani Kule për “Gazeta Shqiptare”. Një tjetër pikë kryesore e këtij vendimi është fakti që në fakultetin e Ekonomisë studentët fitues do të shpallen nga fakulteti në fund të muajit korrik, dhe jo më në shtator- tetor si u procedua nga MAS dhe RASH në pranimet e këtij viti akademik.

“Ne studentët fitues do t’i shpallim në fund të muajit korrik, ndaj i kemi kërkuar AKP-së që brenda datës 20 korrik të na vërë në dispozicion listat e maturantëve me të dhënat e tyre. Ajo që është risi në vendimin e marrë, është që studentët, edhe pse do shpallen fitues te Ekonomiku, nëse do shpallen fitues diku tjetër do të kenë të drejtën të çregjistrohen dhe të shkojnë në programin që dëshirojnë më shumë”, – tha deklaroi dekani Kule, duke sfiduar në këtë mënyrë vendimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila në pranimet e këtij viti u hoqi të drejtën studentëve që të çregjistrohen nga një program studimi ku ishin regjistruar.

EKONOMIKU & KRITERET
Në bazë të vendimit të marrë në datën 5 dhjetor 2016, fakulteti i Ekonomisë ka miratuar kriteret e pranimit për ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Sipas vendimit, 50% të pikëve përbëhen nga nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore, dhe 50% përbëhen nga nota mesatare e gruplëndëve, për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore.

Grupi i lëndëve preferenciale në të gjitha programet e studimit në fakultetin e Ekonomisë janë katër lëndë; Matematikë, Ekonomi, ku secila ka nga 15% të peshës, si dhe Fizikë dhe Gjuhë e Huaj, me peshë 10% secila prej tyre. “Kriteret e pranimit të studentëve të ciklit të parë të studimeve në fakultetin e Ekonomisë, UT, për vitin akademik 2017-2018, do të jenë të njëjta me ato të vitit akademik 2016-2017, dhe konkretisht përbëhen nga 50% nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore (mesatare e thjeshtë), dhe 50% nota mesatare e gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë edhe notat e Maturës Shtetërore).

Në gruplëndë përfshihen lëndët e mëposhtme me peshat përkatëse: Matematikë, me një peshë 15%; Ekonomi, me një peshë 15%; Fizikë, me një peshë 10%; dhe Gjuhë e Huaj, me një peshë 10%. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i përcillet QSHA (AKP) që të informojë strukturat përkatëse të Arsimit të Mesëm në Republikën e Shqipërisë. Për procedurat e përzgjedhjes së fituesve, në zbatim të neneve 25 dhe 74 të LAL, Fakulteti i Ekonomisë i UT do të shpallë fituesit në fund të muajit korrik 2017”, përcaktohet në vendimin e dekanatit të fakultetit të Ekonomisë.
BW/d.i.

Next Post
Ankara, të shtëna para ambasadës amerikane, arrestohet autori

Ankara, të shtëna para ambasadës amerikane, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com