• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prani ushtarake e diplomaci”, strategjia e SHBA për ‘luftën’ me Rusinë në Ballkan

by A R
28/11/2017 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, do të mbledh të mërkurën në Washington ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

Para takimit forumi publikoi një raport mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan që vlerëson gjendjen aktuale në rajon dhe propozon hapat konkret për angazhimin e Shteteve të Bashkuara.

Në raport thuhet se pas një dekade dhune në vitet e 90-ta, mendohej se Ballkani Perëndimorë është në binarët e qëndrueshmërisë. Premtimi për integrime euro -atlantike do të ndihmonte vendet e dala nga ish Jugosllavia që të zbatojnë reformat e dhimbshme të brendshme dhe do të shtynte rajonin drejt bashkëpunimit më të ngushtë që do të ndihmonte shërimin e plagëve të luftërave. Raporti thekson se ka pasur përparim duke përmendur anëtarësimin e Sllovenisë e Kroacisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë e Malit të Zi në NATO.

Të trimëruar nga këto suksese, angazhimi evropian dhe amerikan u zbeh me kalimin e kohës, duket për shkak të një besimi pasiv në rrugëtimin e pashmangshëm të rajonit, thuhet në raport. Rezultatet ishin të parashikueshme. “Institucionet edhe ashtu të dobëta u goditën nga vala e migruesve dhe refugjatëve që po iknin për në Evropë. Papunësia e vazhdueshme, grindjet politike dhe korrupsioni i përhapur janë recetë për radikalizimin e popullsisë së re myslimane. Dhe përgjatë dy viteve të fundit janë parë përpjekje tronditëse të Rusisë për të shfrytëzuar patologjitë e vazhdueshme të rajonit për të rrënuar projektin evropian”. Ndonëse rajoni edhe më tej gjerësisht synon t’i bashkohet perëndimit, rezultati përfundimtar nuk duhet të merret si i mirëqenë. Shtetet e Bashkuara, posaçërisht, mund dhe duhet të luajnë rol thelbësorë.

“Ne duhet t’i japim zë pikëpamjes së qartë e të përbashkët për rajonin dhe të bashkërendohemi me Bashkimin Evropian për të rivendosur qartësinë e synimeve të përbashkëta transatlantike”.

Përtej kësaj, theksohet në raport, janë disa hapa konkretë që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin për të ndihmuar qëndrueshmërinë aq të nevojshme në rajon:

– Vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore; Një veprim i tillë do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë në rajon dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar mbi zhvillimet. Kampi Bondsteel në Kosovë është ideal për këtë qëllim. Trupat do të ndihmonin forcimin e mundësive të autoritete vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare. Veprimi do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese – një gjë që aventurizmi rus e ka trimëruar.

– Ndjekja e një afrimi ‘historik’ me Serbinë: Kjo nuk është aspak një qasje e re, por ka nevojë për një përpjekje më të fuqishme në kontekstin e angazhimit të përtërirë në rajon. Beogradi mund dhe duhet të jetë një partner dhe aleat i ngushtë në rajon, por mund të jetë i tillë vetëm nëse fillon distancimin e tij kuptimplotë nga Rusia dhe në këtë çështje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjnë kompromis.

– Rivendosja e namit të Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës i ndershëm: Mbyllja e syve para autoritarizmit të udhëheqësve të rajonit, mund të ishte e dobishme për një kohë të shkurtër. Por, ndjekja e verbër e stabilitetit me çmimin e përparimit në zhvillimin demokratik, praktikisht garanton vazhdimësinë e patologjive që kanë pllakosur rajonin. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO paraqet një mundësi për të ndihmuar një partner në zhvillim që të veprojë drejt në përkushtimin e tij për reforma të thella demokratike. Depërtimi i reformatorëve pro evropian në Maqedoni, paraqet një mundësi tjetër. Shtete e Bashkuara duhet të nxisin përpjekjet për të përgatitur Athinën dhe Shkupin që të bëhen aleatë dhe t’i bashkohen BE-së për të çuar bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës drejt përmbylljes.

– Mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit: Asnjë nga këta hapa nuk ka kuptim pa trajtuar perspektivat afatgjata ekonomike për të rinjtë e rajonit, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen me partnerët evropianë për të krijuar mundësi kuptimplota ekonomike për qytetarët e rajonit.

Bashkimi Evropian, thuhet në raport, është dhe duhet të mbetet lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimorë, duke përkushtuar më shumë burime, mjete, kapital njerëzor dhe vëmendje politike për rajonin sesa Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ketë të ardhme të ndritshme për Evropën juglindore pa BE-në dhe udhëheqjen e saj. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë një autoritet të veçantë që mund të përdoret për të çuar përpara interesat e tyre për të siguruar që rajoni të mos bëhet më eksportues i problemeve serioze, aq më pak të konflikteve.

VOA https://www.zeriamerikes.com/a/us-atlantic-council-report/4139653.html

Next Post
Rafael Nadal ka stampuar për këtë vit vendin e parë në tenis

Rafael Nadal ka stampuar për këtë vit vendin e parë në tenis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com