• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset ‘Reqi i Korçës’! SPAK: Po manipulonte provat dhe dëshmitarët e vrasjeve të Lamajt dhe Saliut

by A R
20/02/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat Renea kanë arrestuar me urdhër të SPAK, Elton Goskovën, ose siç njihet ndryshe si ‘Reqi i Korçës’. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se Gosokova është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’, ndërsa dyshohet se 48-vjeçari ka bashkëpunuar me grupet e atentatorëve që vranë në 2005 Vajdin Lamajn, Klodian Saliun dhe Artan Arsi. SPAK dyshon se Elton Gosokova po manipulonte provat dhe dëshmitarët e procesit.

Operacioni është drejtuar nga SPAK ndërsa kontrollet janë ushtruar në Korçë, Pogradec si dhe Tiranë. Elton Goskova është ish-anëtarë i bandës famëkeqe ‘5 dyqane’ më 1997 në qytetin e Korçës. Po ashtu Elton Goskova është arrestuar në Itali, vite më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Pak ditë më parë SPAK përfundoi hetimet për vrasjet e bujshme, e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ndërsa të shpallurit në kërkim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Për Indrit Rusin rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Luftar Reçi akuzohet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj 7 të pandehurve rrezikojnë dënime nga 25 deri në burgime të përjetshme ndërsa atentatet e vitit 2005 më 26 dhe 27 shkurt ndodhura në Durrës dhe Tiranë i morën jetën Klodian Saliut, Osman Trumës dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 17 vite më parë tronditën vendin.

/a.r

Next Post

Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In