• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

by Ben Andoni
20/02/2022 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
  • Nga Ben Andoni

“Pasoja juridike” e munguar: Kjo ishte kamerdarja që shpëtoi sipas specialistëve të së Drejtës Kushtetuese, presidentin e vendit, Meta. Që do të thotë, thirrjet e tij të çartura të na kishin hedhur në luftë me njëri-tjetrin dhe vendi të digjej e të ngulfatej prej sfurqeve të artikuluara prej tij, atëherë do e meritonte shkarkimin. Sa i përket ligjërimit dhe shprehjes “artistike”, ai mund të bëjë çfarë të dojë. Por, menjëherë pas dhënies së verdiktit, afër mesnatës, ndërsa presidenca gëzonte lajmin, një pjesë e madhe e publikut që e shikonte shkarkimin e Metës si çështje orësh, po mundohej të kuptonte logjikën e duhur në verdiktin e Kushtetueses. Për hir të së vërtetës, Gjykata Kushtetuese duket se eci në shtrat normal dhe i shpëtoi perceptimit paragjykues për të, por që tek e fundit sërish dha një verdikt me plot ekuivoke. Ashtu si bëri edhe për teatrin.

Në fakt, specialistët e ligjit e kishin shumë të vështirë të perceptonin sesi kjo trupë me vetëm një magjistrat do ta shprehte togfjalëshin ligjor “shkelje e rëndë” e Kushtetutës. Dhe, realisht cilët ishin faktorët kryesorë përkatës që duhet të përcaktonin veprimet, të cilat mund të konsideroheshin si  shkelje e “rëndë” e Kushtetutës prej presidentit Meta. Për fat, këtë herë, Gjykata Kushtetuese nuk i kërkoi interpretim Komisionit të Venecias, që do të jepte një shenjë ende të pamuturimit të këtij institucioni. Kurse gëlimi i diskursit të Metës indirekt iu la si e drejtë, por që publiku e lexon tashmë thjesht si mungesë etike të institucionit të vet.

Duket se në të ardhmen çështja “META dhe Gjykata Kushtetuese” mund të mbetet në ushtrimet e simuluara të Fakultetit të Magjistraturës për ta parë nga të dy anët, por kjo pak rëndësi tani kur vendimi është bërë temë interpretimesh publicistësh, gazetarësh dhe më pak juristësh.

Relativizimi i gjithçkaje është një nga sëmundje më të mëdha të vendit tonë dhe në vend që të lihet arsyeja dhe ligji flasin lloj-lloj profesionistësh shpesh në frymën e tifozerisë. Problemi është se pas të gjithë kësaj, pyetja që vjen është e saktë: A do kemi dot mundësi, që të kemi një president të ardhshëm, që duke pasur në kokë precedentin Meta, të sillet të paktën normal?!

Pa i paragjykuar paraardhësit e Z.Meta, duket se atributet e mira kanë qenë për vetëm pak prej tyre, kurse anatema e politikës i ka ndjekur jo pak herë deri në jetën private. Megjithatë, mënyra sesi zgjidhet presidenti i ri i vendit, lë sërish shteg për një identikit zhgënjyes të presidentit të ardhshëm. Kjo na shpëton vetëm nëse subjekti i ri president nuk do dojë vetë të tregojë staturë dhe të dijë të respektojë jo thjesht kushtetutën, por edhe atë hapësirë etike që merret me mënd dhe nuk ka nevojë të shkruhet. Që do të thotë të jetë mbi palët, të shqyrtojë si duhet ligjet para dekretimit,  të mos marrë pjesë në fushatë i anësuar, të dijë të mbajë një ligjërim presidencial, të mos e teprojë me shfaqjen e privatësisë dhe të jetë sa më i pakët për sytë e publikut. Në fund, duke pasur parasysh Metën, të flasi përmes dekreteve dhe firmës, por jo malit me dekorata, të tilla që shpërndau ai gjatë presidencës së vet apo edhe paraardhësi i tij, e mbi të gjitha të jetë një personazh që t’i rrisë kreditet e munguara një institucioni të kthyer në zyrë patetike të metaforave të lodhshme, si ajo e Presidencës. Kuptohet që për këtë do të duhet të ri-arrnohet sërish Kushtetuta dhe të rregullohet ligji përkatës për zgjedhjen e tij, në mënyrë që të mos kenë jetë kriza të tilla kaq qesharake, ku shteti ynë është telendisur frikshëm, së pari para qytetarëve të vet. Dhe, çfarë duhet të bëjë presidenti i ri shqiptar?

Ronald Regan, në një nga presidencat më interesante të SHBA-së, na la një moto të bukur: “Jeto thjesht, duaj bujarisht, kujdesu gjithnjë thellësisht, fol me mirësi, të tjerat lëria në dorë vetë Zotit”. Ndoshta duke u nisur nga koncepti i Zotit, që politikanët e përdorin gjithkund, do mjaftonin edhe aktet e para, që na këshilloi plaku, që shembi komunizmin, për të përfytyruar dhe kërkuar një identikit të mirë presidenti për vendin tonë. (Javanews)

 

Next Post
“Metodat e Dukës si ato të Berishës”, Arsen Hoxha: Zgjedhjet në FSHF duhen shtyrë të paktën 3 muaj

"Metodat e Dukës si ato të Berishës”, Arsen Hoxha: Zgjedhjet në FSHF duhen shtyrë të paktën 3 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In