• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prangoset mësuesja 31 vjeçare, abuzonte seksualisht me nxënësin e saj 13 vjeçar

by Java News
27/03/2019 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesja seks me nxënësin 13-vjeç, kanë edhe një fëmijë 5 muajsh. Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një mësuese 31 vjeçare në Prato. Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës minoren 13 vjeçar, me të cilin ka dhe një djalë 5 muajsh. Ngjarja ka tronditur opinionin publik italian, pas rrëfimit e denoncimit që minoreni,  tashmë 15 vjeç, dhe familja e tij bënë në policinë e Pratos. Mësuesja është e martuar dhe ka një djalë  tjetër, 11 vjeç, me bashkëshortin e saj. Analizat e ADN kanë vërtetuar atësinë e minorenit të fëmijës së dytë, 5 muajsh.

Mike e familjes së minorenit, 31 vjeçare punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja ishte ofruar t’i jepte leksione private të gjuhës angleze.

Gjatë marrjes në pyetje mësuesja nuk ka mohuar asgjë dhe hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se aktet seksuale kanë nisur qysh kur djali ishte 13 vjeç, fakt që ka çuar në ndryshimin e akuzës nga akte seksuale me një minoren në dhunë seksuale ndaj një minoreni.

Ngjarja është zbardhur nga prindërit e tij, të preokupuar për djalin e tyre që prej disa javësh ishte nën një tronditje të fortë psikologjike.

Ai i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur dhe kërcënimin e vazhdueshëm  të 31 vjeçares, e cila kërkonte ta kishte çdo ditë pranë vetes. Tronditjen më të madhe adoleshenti e ka marrë pasi mësuesja i ka treguar se fëmija e dytë ishte i tij.

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim dhe bashkëshortin e saj, i cili ka pranuar se ishte në dijeni të marrëdhënies jashtë martesore dhe se fëmija i dytë nuk ishte i tij. Madje bashkëshorti ka shoqëruar 31 vjeçaren gjatë gjithë fazës së marrjes në pyetje në Prokurori.

Aktualisht mësuesja ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të procesit gjyqësor. Autoritetet italiane shprehen të rezervuar se kanë mjaft prova ndaj akuzës së ngritur të dhunës seksuale ndaj një minoreni.

/a.meta

Next Post
“Juntë ushtarake”, Koçi: Deklaratë e papjekur nga Meta, do jetë penduar

"Juntë ushtarake", Koçi: Deklaratë e papjekur nga Meta, do jetë penduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In