• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset Edmond Saraçi, qëlloi me armë ndaj një shtetasi, i gjendet tritol, drogë dhe armatime

by A R
15/09/2017 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 10 shtator, ku Edmond Saraçi qëlloi me armë ndaj shtetasit P.P. pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”. Autori u arrestua ditën e sotme me armë, drogë dhe tritol nga Policia, në operacionin e koduar “Silenciatori”.

NJOFTIMI I POLICISE

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit “heroinë”, armë zjarri e llojit “pistoletë” me silenciator, lëndë eksplozive me kapsolle detonatore, granatë luftarake dhe municion.

Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

– Edmond Saraçi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike

– 1 granatë difensive

– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë

– një silenciator që përdoret për armë zjarri

– një qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
FOTO/ Jeta e luksit që bën ky…cjap

FOTO/ Jeta e luksit që bën ky...cjap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com