• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset bossi i kromit, përplasi mjetin e policisë gjatë aksionit, ja e shkuara e tij kriminale

by A R
15/09/2017 19:03
FNSH, foto ilustruese

FNSH, foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapet dhe arrestohet një person i cili qarkullonte me armë në zonën e Zerqanit, të njësisë administrative Zerqan, Bulqizë.

Gjithashtu ky  person është  me  precedent kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve ndaj personit.

Njëkohësisht i shpallur në kërkim nga D.V.P.Tiranë për : “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”,

Gjatë operacionit për kapjen e tij , ky shtetas ka goditur makinën e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është bërë e mundur bllokimi dhe arrestimi i tij.

Në zbatim  të Planit Operacional “Vjeshtë 2017” , për kapjen e personave në kërkim , të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që janë kthyer në shqetësim për komunitetin, nisur edhe nga shqetësimet e banorëve të zonës së Zerqanit, Bulqizë se një shtetas qarkullon me armë dhe është kthyer  në shqetesim për banorët, Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim  me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zerqani”.

Bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi  Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç, banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet “Land Rover”, me targa false, Tr 95 65 P,  në dalje të qytetit Bulqizë , në zonën e quajtur ‘Pishat’,  kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas si dhe kapjen e arrestimin e tij.

Ky shtetas në momentin që ka parë forcat e policisë, ka tentuar të largohet duke goditur makinën e  Policisë ku ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Reagimi profesional dhe i guximshëm i punonjësve të policisë ka bërë që makina tjetër e policisë ti bllokojë rrugën duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 10  fishek pistolete.

Shtetasi Besmir Sula (Zeneli), qëndronte i fshehur në një banesë të gjyshes së tij, në Zerqan , dhe në bazë të informacioneve policore kishte aksione në një fabrikë të pasurimit të kromit në Ternovë të njësisë adminsitrative Zerqan Bulqizë.
Ky person ishte i shpallur në kërkim  nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi:

Më datë 06.05.2017, Besmir Sula (Zeneli), shpallet në kërkim, pasi me datë 04.05.2017 në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. R., ku nga veprimet e para  hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Besmir Sula (Zeneli). Vepra penale: “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake”, parashikuar nga neni 78, 278/2 dhe 22 të K.Penal.

Shtetasi i lartpërmendur do ti dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për  veprime të mëtejshme, ku krahas veprave për të cilat është shpallur në kërkim do të procedohet edhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake./a.m.

 

Next Post
VIDEO/ Dalin pamjet, ja si u grabit kazinoja në Tiranë

VIDEO/ Dalin pamjet, ja si u grabit kazinoja në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In