• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset bosi izraelit i ‘Call Center-it’ në Tiranë/ Mashtroi mbi 2400 të huaj duke i vjedhur miliona euro. Arrestohen e 20 të tjerë

by Java News
24/12/2021 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rafael Genish, pronari i një ‘Call Center’ në Tiranë është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Ndërkohë që janë arrestuar 20 persona të tjerë, nga 60 që u shoqëruar ditën e djeshme.

Report Tv mëson se janë më shumë se 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.

Prokuroria dyshon se është krijuar një skemë mashtrimi nëpërmjet programeve dhe platformave si Forex, viktima të së cilës kanë qenë shtetasit e huaj.

Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Prag festash në Sarandë, “Intermedica” gëzon fëmijët e Kopshtit Nr.1 (FOTO)

Prag festash në Sarandë, “Intermedica” gëzon fëmijët e Kopshtit Nr.1 (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

December 21, 2025
Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

December 21, 2025
Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

December 21, 2025
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In