• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangosen si “fis” shqiptarët, trafikonin kokainë

by Java News
03/07/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua orët e para të mëngjesit të sotëm në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. Operacioni antidrogë i koduar “Sottobosco”, ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës në rajone të ndryshme të Emilia dhe Toscana, me një preferencë për “jetën e natës”.

Hetimet nisën në mars të vitit 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitje, në lidhje me një grup të shpërndarësve të drogës, ku djali i familjes ishte një nga konsumatorët.

Një hetim i hollësishëm, megjithatë, ka hapur një panoramë të gjerë të grupit kriminal, ku furnizues ishte një shtetas maroken i quajtur Mohamed Jarmouni. Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht: Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences.

Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku. Truri i grupit konsiderohet lideri i padiskutueshëm Mohamed Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave.

Ai kujdesej gjithashtu për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësira gjeografike ku kishte shtrirë aktivitetin banda. Grupi blinde lëndën narkotike për rreth 35 mijë euro kilogrami, ndërsa shitej për 80 deri në 120 euro grami tek konsumatorët përfundimtar.

Nga 1 kg kokainë e pastër, nëse ajo “pritej” mirë mund të shkonte deri në 4 kg e gjysmë, duke shitur mesatarisht 80 euro për gram, fitimet ishin shumë të larta. Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve mëngjesin e sotëm, janë gjetur edhe 28,000 euro cash.

MA.ME

Next Post
Parkinson mund të trajtohet me ilaçet e tensionit të gjakut

Parkinson mund të trajtohet me ilaçet e tensionit të gjakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In