Tre persona janë arrestuar nga Policia, për kultivim droge. Gjatë operacionit të koduar ”Agimi” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Riza Xhemal Gjoroveni 28 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat, Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, banues po në këtë fshat dhe Mehmet Xhevit Toska 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë Berat.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar bimë narkotikë në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale janë kapur si dhe u sekuestruan një çadër për banim, e cila shërbente për fjetje, bimë narkotike të thara ne peshe 900 gramë, një peshore elektronike si dhe 860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave nga 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 , një krëher dhe 150 fishekë.
Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, po punohet për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para drejtësisë të personave të tjerë të dyshuar të implikuar. /l.m












