Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 21-vjeçare nga Vlora, e cila ishte dënuar me 1.4 vite burg, pasi kishte shantazhuar të dashurin e saj biznesmen. Desilvja Menaj, student në Fakultetin Ekonomik, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2014, pas denoncimit të të dashurit të saj.
Ajo i kishte dërguar një mesazh në telefon atij, ku i kërkonte 15 mijë euro, në mënyrë që të mos bënte publike lidhjen e tyre.
Por, ai e ka denoncuar atë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar në mungesë me me 1 vit e 4 muaj burg, me akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Vajza tashmë është transferuar në Vlorë, ku dhe do të vuajë dënimin.