Policia britanike ka arrestuar një shtetas shqiptar të cilit i janë sekuestruar një sasi prej 2 kilogramësh lëndë nakrotike e llojit kokainë dhe 300 mijë stërlina.
Pas një hetimi disa mujor “National Crime Agency”, ka sekuestruar në banesën e shtetasit shqiptar sasinë e parave që dyshohet të jenë burim i aktivitetit kriminal. Në pranga ka rënë Altin Nase, 41 vjeç, i cili u ndalua me makinën që udhëtonte, nën dyshimin se transportonte drogë.
Bëhet me dije se makina drejtohej nga bashkëpunëtori i Altin Nases, një shtetas algjerian i quajtur Shëan Abubaker, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 2.000 stërlina, si dhe dy kilogram kokainë me vlerë shitjeje në treg prej 440 mijë stërlinash. Policia e Londrës ka bërë me dije se në përfundim të këtij investigimi u sekuestruan 626 mijë stërlina. Ndërkaq shqiptari dhe algjeriani kanë pranuar akuzat në gjykatën “Blackfriars Croën Court”, duke u dënuar kështu me 9 vite e 8 muaj burg në total.









