Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, njëri prej tyre punonjës i gjendjes civile në kryeqytet.
Sipas informacioneve të para, shtetasit Feim Zhupani dhe Dritan Beqiri, akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Mësohet se Zhupani ka pajisur me dokument identifikimi Dritan Beqirin, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Zhupani është punonjës i gjendjes civile në Njësinë Bashkiake Nr.4 të kryeqytetit.