Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë, ku u dogj me benzinë automjeti i një biznesmeni. Autori i dyshuar, një i ri nga Tepelena është arrestuar nga policia.
Specialistët e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hetimeve të kryera në lidhje me djegien e automjetit “Range Rover” në lagjen nr.4, më datë 02.08.2019, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Ylli Kola, 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.
25-vjeçari nga Tepelena dyshohet se i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit në pronësi të shtetasit Qirjako Gjini. për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./l.m