Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që ditën e premte hoqën flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, shkruan gazeta KOHA.
Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës.
Sipas asaj që shkruan gazeta, shokët e Luanit dhe Llokman thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale./b.d