• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga djalit të ish-deputetit të PD-së/ Qëlloi me armë 39-vjeçarin në ish-Bllok pas sherrit për një vajzë

by Java News
16/07/2020 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë plagosur gjatë natës në zonën e Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa është përdorur edhe arma e zjarrit.

Sipas policisë është plagosur me armë në këmbë një 39-vjeçar, ndërsa është dëmtuar me sende të forta edhe Rois Babasi, djali ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi. Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për punë femrash.

Policia mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë ndihmën mjekësore ka arrestuar Rois Babasin, i plagosur me sende të forta. Rois, djali i ish-deputetit të PD-së, duke parë situatën ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 39-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri.

Tani djali i ish-deputetit do të përballet në gjykatë me akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

NJOFTIMI I PLOTE

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit.

Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B

g.kosovari

Next Post
“Rikapitulim pas furtunës”/ Analizë e shkurtër e publicistit Veton Surroi për situatën në Kosovë

Një kërkesë modeste nga ana tjetër e Atlantikut: “Make America Serious Again”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com