Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të martën, në fshatin Krenzë të Kukësit, për motive pronësie.
Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Luan Tershalla si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij 44-vjeçar, me iniciale S.T.
Këta vëllezër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. /b.d