Pranga Aldo Baho, arrestohet për llogari të Italisë, njihej me nofkën ‘sakati’

Aldo Baho, i njohur si Sakati, nofkë të cilën e mori pasi i mbijetoi një atentati të mirorgënizuar në fshatin Murras në Elbasan, ku humbi jetën vëllai i tij, është arrestuar për llogari të Italisë.

Burime të policisë thanë se ai u prangos teksa po kalonte në drejtim të Greqisë dhe pritet që autoritetet italiane të kërkojnë ekstradimin e tij, pasi e kërkojnë për përfshirje në trafik narkiotikësh, në kuadër të një grupi kriminal.

Aleksandër Baho, është një emër i njohur për policinë, përderisa është konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i njohur si Tarzani, i ekzekutuar bashkë me xhaxhain dhe një shtetas turk, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018. Pas kësaj ngjarje të rëndë, në shenjëstër u vu vetë Aleksandër Aldo Baho.

Atij dhe të vëllait iu bë atentat një ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Murras të Elbasanit. Nga breshëria e plumbave gjeti vdekjen Kevin Baho, ndërsa Aleksandri mbeti i plagosur rëndë dhe vuan edhe sot pasojat, për shkak se ecën me paterica. Vëllezërit Baho sipas policisë ishin në shenjëstër te një grupi të fuqishëm kriminal për shkak të lidhjes me klanin Alibej.

Së fundmi, Erjon Alibej është prangosur, si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të cilët i dyshonte për përfshirje në vrasjen e të vëllait. Grupi krimninal i drejtuar fillimisht nga Endrit Alibej e më pas nga i vëllai, Erjoni është goditur nga kundërshtarët, për shkak se personat e lidhur me ta, janë ekzekutuar. Në bruksel u qëllua për vdekje, Arjan SPahiu, i njohur si Arjani i vogël, e më vonë në Elbasan, Everest Cakaj. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com