Një 64-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në flagrancë, pasi plagosi me thikë nga 46-vjeçar. Mësohet se në pranga ka rënë Agron Muça, 64 vjeç, banues në Fier, e ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”.
Muça pas një sherri për motive ende të paqarta, ka goditur me thikë 46-vjeçarin L.T,. Ai është arrestuar në flangancë nga uniformat blu, duke ndaluar kështu përshkallëzimin e ngjarjes. Mësohet se L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve
Mbi 64 vjeçari rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.