Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi refuzoi bashkëpunimin me policinë.
Arrestimi i shtetasit A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë u bë nga policia e komisariatit nr.2.
“Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar”,- informon policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”./l.m