Ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij duke e kanosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.
Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë; 1 armë zjarri automatike, model 56 me 2 krehra, me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakëm model 56.
Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /l.m