Pranga 34-vjeçarit në Tiranë, i kishte publikuar video intime dhe përndiqte të renë

Një 34-vjeçar është vënë pranga nga policia e kryeqytetit, pas një denoncimi të një 26-vjeçareje.

Pas verifikimeve, rezultoi se 34-vjeçari kishte publikuar video intime të së resë dhe përndiqte e kanoste 26-vjeçaren.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

– V. G., 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com