Mbi 20 mijë tifozë ndoqën sot nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës, që u fitua 2-1 nga bardheblutë.
Në stadium nuk kishte si të mungonin njerëz të artit dhe fushave të tjera.
Midis tyre është edhe këngëtarja Eneda Tarifa, e cila ka vendosur të ndjekë nga afër ndeshjen.
Eneda është fotografuar në stadium, duke njoftuar edhe para ndeshjes, madje ka pyetur tifozët “se cila skuadër fiton.”
Ajo në stadium u pa pranë shefit të klubit Partizani, Olsi Rama, i cili është edhe vëllai i kryeministrit.
“Le të bëjmë pak tifozllëk. Kush fiton sot?”- shkroi këngëtarja, ndërsa besohet se fituesja e Këngës Magjike, sot ishte tifozë e të kuqve dhe e përjetoi me humbje.
g.kosovari