Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, Cesare Prandelli është emëruar trajner i klubit spanjoll Valencia.
Valencia ka konfirmuar se Prandelli ka nënshkruar marrëveshje që e mban atë deri në qershorin e vitit 2018, transmeton Koha.net.
59 vjeçari e zëvendëson Pako Ayestaran, i cili qëndroi për vetëm gjashtë muaj në krye të “Lakuriqëve”. (b.an)