• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Praktika e detyrueshme për mësuesit e rinj/ Aplikimet e hapura deri më 16 mars, procedura që duhet ndjekur

by
09/03/2023 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapen aplikimet për praktikën profesionale të mësuesve në semestrin e tretë dhe të fundit të shkollës.

Zyrat arsimore vendore kanë afishuar njoftimet me thirrjet për kryerjen e stazhit të detyrueshëm për mësuesit që sapo kanë dalë nga auditorët dhe duhet të kalojën më parë nga shkollat për t’iu nënshtruar më tej testit për fitimin e licencës. Aplikimet janë të hapura deri në datën 16, kohë gjatë së cilës mësuesit duhet të depozitojnë online tek e-albania disa dokumente për të kryer regjistrimin.

APLIKIMI

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023 nga ky vit është reduktuar në tre muaj apo vetëm një semestër (nga 1 vit i plotë shkollor). Kërkesa do të mund të bëhet vetëm online në portalin “e-albania”. Për kandidatët e interesuar për të zhvilluar praktikën në përudhën e tretë, regjistrimet janë hapur dhe do të zgjasin deri në datën 16 mars. Kështu, çdo mësues i ri ka një javë afat për të përfunduar aplikimin online. Nëse nuk e kryejnë brenda afatit, ata duhet të presin vitin e ardhshëm shkollor.

Sipas kushteve të përcaktuara mbi mënyrën e aplikimeve në portal, kandidatët mund të regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar, që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar të rrethit përkatës. Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyrat e tjera vetëm në ato raste, kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të strukturës që i përket vendbanimi i kandidatit.

PROCEDURA

Regjistrimi për kryerjen e praktikës profesionale fillon pas daljes së shkresës nga MAS, “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për çdo vit të ri shkollor”, shkresë, e cila publikohet në faqen zyrtare të çdo zyre vendore të arsimit parauniversitar dhe institucioni që ka detyrë funksionale organizimin dhe administrimin e procesit të praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesi.

Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. çdo mësues fillimisht do të duhet që të hyjë online në portalin “e-albania” në adresën www.ealbania.al, ku duhet të zgjidhni shërbimin e listuar, si: “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues). Më pas do të duhet që të klikoni butonin “Përdor” dhe të plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar. Pasi të plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara në këtë formular, duhet që të klikoni butonin “Dërgo”.

Do të jetë personi përgjegjës në zyrën vendore të arsimit parauniversitar që do të bëjë shqyrtimin e aplikimit tuaj, i cili më pas do të bëjë edhe njoftimin nëse jeni përzgjedhur apo jo për të ndjekur praktikën në shkollën përkatëse. Kandidatet që aplikojnë për zyrën vendore përkatëse të arsimit parauniversitar, duhet të jenë banore të atij qyteti që mbulon këtë zyrë vendore të arsimit. Gjatë plotësimit të formularit online kandidatet duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar (sipas tabelës përbri shkrimit).

DOKUMENTET QE NGARKOHEN ONLINE

– Cv e kandidatit për praktikë profesionale

– Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional” ose “Master i Shkencave” me listë notash të noterizuara

– Raporti mjeko-ligjor

Në mungesë të diplomës master, vërtetim dhe listë notash ku të citohet:

1-Numri i Matrikullimit

2-Data e diplomimit

/e.d

Next Post
KQZ u dha 48 orë kohë/ Gazment Bardhi: S’do të ketë asnjë shtesë, dokumentacioni është dorëzuar i plotë!

KQZ u dha 48 orë kohë/ Gazment Bardhi: S’do të ketë asnjë shtesë, dokumentacioni është dorëzuar i plotë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In