• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar

by Mero Baze
21/09/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilën duhet të ndahen mandate, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.

Në kushtet kur Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal dhe jo kombëtrar, kriteri i pragut kombëtar deformon sistemin dhe krijon disa probleme serioze.

Problemi më serioz është se kjo shkatërron partitë e reja dhe partitë që kanë elektorat krahinor, komunitete etnike dhe historike.

Fjala vjen Partia e të Drejtave të Njeriut ka elektorat në dy ose tre qarqe, Vlorë, Gjirokastër dhe Korcë. Biles në asnjë prej këtyre qarqeve ajo nuk ka ende prova që ka mandat sa për një deputet.

Nëse asaj i vendos prag kombëtar 3 për qind ajo nuk hyn kurrë në parlament. Njësoj mund të thuhet për partinë e komunitetit cam, e cila po ashtu është e shpërndarë në dy ose tre qarqe.

Ky është problemi i parë që ka të bëj me identitetet politike bazuar tek origjina etnike apo historike.

Problemi i dytë ka të bëj me partitë e reja. Një parti e re që do të hyjë në zgjedhje, jo deomos është një parti kombëtare. Ajo mund të jetë e suksesshme në Tiranë, apo në Vlorë dhe Shkodër, dhe mund të kap në këto qarqe vota të mjaftueshme për një deputetë, por ajo penalizohet me këtë prag nëse nuk arrin të marrë 70 mijë vota në gjithë Shqipërinë.

Ky është diskriminim i qëllimshëm dhe lë në lojë vetëm dy aktorët e vjetër të politikës shqiptare. Në kushtet kur Rama thuajs enuk ka aleatë të vegjël rrotull vetes, ky prag favorizon Lulzim Bashën, pasi detyron cdo parti të vogël opzitare të shkojë me të dhe të këkroj strehë tek lista e tij. Nëse ëhstë pazar i PS për Bashën është i dëmshëm dhe për demokracinë por dhe për PS.

Problemi i tretë është kandidati i pavarur që mund të paraqitet në zgjedhje. Ai mund të konkuroj vetëm në një qark dhe nuk ëshët e qartë se si do të mund të konkurojë ai në 12 qarqe që të marrë mbi 70 mijë vota. Nëse ai i merr teorikisht  70 mijë vota në një qark ku konkuron ai duhet të marrë 6 deputetë , por në fakt është vetëm një kandidat.

Probelmi i katërt por më i rëndi, për nga diskriminimi është se funksionojnë dy pragje, ai rajonal dhe kombëtar. Dhe të dyja pragjet janë vetëm diskriminuse ndaj subjektit dhe jo kompesuese.

Në Kodin aktual egziston pragu 3 për qind për një zonë zgjedhore pra për një qark, kur një parti garon e vetme dhe 5 për qind kur garon në koalicion.

Qarku i Tiranës e ka gati baraz pragun kombëtar me atë lokal. Kjo bëri që Ben Blushi apo Shpëtim Idrizi më 2017 të merrnin vota për një deputetë në Tiranë, por të digjeshin nga pragu lokal. Kjo ka kuptim.

Por nëse do të shtosh dhe pragun kombëtar, ky diskriminim thellohet, pasi fjala vjen Patozi, apo Murrizi mund të marrin në rast suksesi teorik, secili nga dy deputetë në Tiranë , ata mund të digjen nëse nuk marrin 3 për qind në gjithë Shqipërinë.

Në këto kushte kur përdoret pragu kombëtar, duhet të ketë korrektim propocional kombëtar, që nënkupton të kundërtën , që ty të llogaritet cdo votë që ke marrë në gjithë Shqipëirnë dhe të të konvertohet në mandat.

Kështu ka kuptim të ketë prag kombëtar, kur mi njeh votat në gjithë vendin. Por në këtë mënyrë si është propozuar, i bie që ligji të të djeg cdo votë që ke marrë në qarqet që nuk bën vota për një deputetë dhe nga ana tjetër të ta heq dhe atë deputetë që ke, nëse ske kapur pragun kombëtar.

Ky është një diskrimnim i dyfishtë, i cili ose duhet hequr, sic është premtuar në fillim të bisedimeve, ose duhet kompesuar me korrektim kombëtar të mandateve.

Next Post
Kosova nënshkruan marrëveshjen me Korporatën e Financave të Zhvillimit të SHBA, Grenell: Zbatojmë premtimet e dhëna

Kosova nënshkruan marrëveshjen me Korporatën e Financave të Zhvillimit të SHBA, Grenell: Zbatojmë premtimet e dhëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In