• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prag lufte/ Moska po shton trupat në kufi, a do ketë pushtim në mesjavë?

by Java News
12/02/2022 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në kufi mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në një spirale të fortë tensionesh këtë javë, ndërsa imazhet satelitore të NATO-s flasin për dislokim tjetër trupash në kufi.

Një faktor tjetër është edhe apeli i presidentit amerikan Biden se Rusia është gati për pushtim.

Këtë fundjavë thuajse të gjitha ambasadat e akredituara në Kiev i bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen me ç’të munden nga vendi, sepse nga dita në ditë mund të ketë luftë me ushtrinë ruse.

Qytetarët ukrainas u mblodhën për të tubuar në Kiev në një protestë paqësore ku disa prej tyre thonë se ankthi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim me shtëpitë dhe fëmijët e tyre i vret ndoshta po aq sa lufta. Ata mbanin flamuj ukrainas në dorë, për të thënë se nuk tremben nga lufta dhe janë të bashkuar, por duhen gjetur zgjidhje për të mos humbur jetë njerëzish.

Rusët janë të pozicionuar në tre fronte, ndërsa kanë armatim të rëndë për një pushtim brenda pak ditësh të Kievit. Ekspertët ushtarakë të NATO-s thonë se rusët kanë trupa dhe pajisje ushtarake në këto tre zona: Krime, Kurskut, dhe në Bjellorusi. Pra, në rast të një sulmi, ai do të vijë nga të gjitha frontet.

Mediet ndërkombëtare kanë njoftuar edhe datën se kur mund të ketë një përshkallëzim të situatës së tensionuar në luftë totale. Ditët në vijim, duke kulmuar në mesjavë, sipas inteligjencës amerikane mund të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë.

Diplomacia është duke bërë punën e saj. Thuajse të gjitha palët në Evropë dhe Amerikë kanë angazhuar diplomatët dhe krerët e shteteve për të shmangur luftën. Francezët, gjermanët, britanikët dhe Turqit janë në krye të një fushate diplomatike, ndërsa këtë të shtunë homologët Biden dhe Putin kanë pasur një telefonatë të gjatë, që ka zgjatur mbi një orë, pikërisht mbi situatën në Ukrainë.

Rusët kërkojnë garanci se nuk do të ketë një anëtarësim të Ukrainës në NATO. Ata duan që të kenë një zonë neutrale ose pro Moskës në kufijtë e tyre. Më herët, diplomati i famshëm amerikan Henry Kissinger ka folur mbi këtë temë duke sugjeruar për një “finlandizim” të Ukrainës. Sipas disa ekspertëve të gjeopolitikës, është po e njëjta linjë që ndoqi Finlanda me kursin e saj të neutralitetit kur bota ishte e ndarë në dy kampe – komunistë dhe demokratë – linjë të cilën e ndjek edhe sot.

Pas pushtimit të Krimesë në vitin 2015, nga marrëveshjet e bëra me evropianët, negociata të cilat janë emërtuar marrëveshjet e Minskut, duket se ka një dakordësi në largësi që diplomacia mund të ec në këtë linjë diskutimi.

Në krahun tjetër, ukrainasit thonë se kërkojnë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, sepse janë vend sovran dhe e dikton populli ukrainas se më kë bën aleanca dhe çfarë të ardhme kërkon të ketë. Amerikanët, turqit dhe vende të tjera aleate të NATO-s, prej javësh kanë armatosur ushtrinë ukrainase me pajisje ushtarake për të përballuar një sulm rus. Aleanca veriatlantike ka fuqizuar ndërkohë krahun lindor të sajin me në krye Poloninë dhe Rumaninë, pa lënë anash edhe vendet baltike.

Të gjitha janë në tavolinë tashmë. Putini ka fuqi për ta pushtuar Ukrainën, por nuk e mban dot nën pushtim, se do t’i kushtojë shumë rëndë ekonomisë dhe ushtrisë ruse.

Amerikanët nuk kanë konsensus bipartisan për të hyrë në një luftë ku kanë përballë rusët në një territor që po e konsiderojnë bahçja e tyre. Sikundër nuk duan një luftë pushtuese dhe aneksuese se do të krijonte precedent të rrezikshëm për Tajvanin.

Evropianët janë të frikësuar sepse lufta në Ukrainë është bombë me sahat për vendet e tyre, ku emigracioni prej Ukrainës 45 milion banorëshe dhe siguria kontinentale evropiane përkeqësohet brenda ditësh.

Sipas të gjithë ekspertëve, për shkak të dinamikave të forta dhe çështjeve të rëndësishme të sigurisë ruse dhe euro-atlantike, situata në frontin ruso-ukrainas është shpërthyese nga momenti në moment.

Next Post
Hamdi Haklaj: Izet Haxhiaj është i pafajshëm, Hajdarin e vrau vëllai im, tre trupa kanë plumbat e së njëjtës armë

Hamdi Haklaj: Izet Haxhiaj është i pafajshëm, Hajdarin e vrau vëllai im, tre trupa kanë plumbat e së njëjtës armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In