• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prag Lufte? Kurdët sfidojnë Irakun, Turqinë dhe Iranin

by Java News
25/09/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurdët e zonës autonome të Kurdistanit në Irakun Verior janë të vendosur të shkojnë në referendum për pavarësi më 25 Shtator.

Pavarësisht thirrjeve dhe kërcënimeve për pasoja të rënda nga Iraku, Turqia dhe Irani, shtete të cilat kanë popullsi të madhe kurde në territoret e tyre, lideri i Kurdistanit e ka ndarë mendjen: të hënën votohet në referendum.

Të dielën, pasi priti në një takim përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Jan Kubis, Presidenti i zonës autonome të Kurdistanit tha se “se nuk ka kthim nga kjo dhe se më 25 shtator referendumi do të mbahet”.

Vendimi për 25-shtatorin si datë e referendumit është marrë nga zyrtarët kurdë që me 7 qershor, dhe menjëherë është kundërshtuar nga Iraku, Turqia, Irani e madje edhe nga SHBA-të. Por Barzani ka këmbëngulur se do të shkohet përpara edhe nëse në “fund i pret vdekja”.

Hapur në mbështetje të pavarësisë së Kurdistanit është shfaqur Izreali, ndërsa Moska nuk ka kundërshtuar hapur dhe ashpër.

Turqi-Iran: Referendumi kurd do të përfundojë me kaos

Irani, Iraku dhe Turqia ndërkohë nuk qëndrojnë duarkryq. Ankaraja ka dislokuar tanket dhe ushtrinë në kufi me Irakun dhe ka nisur stërvitjet. Dy ditë më parë, Shefi i Shtabit të Përgjigjëm i Ushtrisë Irakiane ishte në Ankara ku u takua me homologun turk.

Irani ndërkohë ka bllokuar hapësirën e tij ajrore për të gjitha fluturimet nga zona autonome e Kurdistanit dhe ka nisur stervitjet ne kufi, teksa Bagdadi zyrtar i ka bërë thirrje Erbilit të dorëzojë të gjitha pikat kufitare dhe aeroportet tek qeveria qendrore. Kurse nga bashkësia ndërkombëtare Bagdadi ka kërkuar që të ndërpresë tregtinë e naftës me Kurdistanin.

Mbrëmjen e së dielës Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me homologun iranian Hasan Ruhani. Turqia dhe Irani deklaruan se këmbëngulja e administratës rajonale kurde të Irakut (KRG) për referendumin e pavarësisë do të përfundojë me kaos.

Sipas “TRT”, të dy liderët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë që ka ruajtja e tërësisë territoriale të Irakut si dhe biseduan për vizitën zyrtare që Erdoan do të organizojë më 4 tetor në Teheran.

Autoritetet turke kanë kërcënuar se të ‘gjitha opsionet janë  në tavolinë’ nëse Barzani nuk heq dorë nga referendumi dhe shpallja e pavarësisë, por lideri i Kurdistanit i ka marrë masat duke mirë-armatosur forcat peshmerge me armatime të sofistikuara amerikane.

a.ç

Next Post
Grabitën dhe dhunuan dy persona, arrestohen dy vëllezërit korçarë

Grabitën dhe dhunuan dy persona, arrestohen dy vëllezërit korçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In