Besohet se predhat e Veriut mund të kenë patur si objektiv altoparlantët e Koresë së Jugut të cilët kanë transmetuar propagandë kundër Piongiangut përgjatë kufirit javët e fundit, një praktikë e cila nuk ishte përdorur më prej palëve në konflikt që prej 2004-s.
Ushtria e Koresë së Jugut lëshoi dhjetëra predha ndaj armiqve të Koresë së Veriut sot në mëngjes pas Veriu lëshoi një predhë artilerie në një qytet kufitar të Koresë së Jugut.
Ministria e Mbrojtjes e Seulit tha nëpërmjet një njoftimi se raketat e saj ranë pikërisht në vendin nga ku e lëshoi Koreja e Veriut predhën e saj.
Nuk ka detaje të tjera nga ushtria, por duket se Koreja e Veriut nuk iu kundërpërgjigj kthimit të zjarrit të Koresë së Jugut. Besohet se predhat e Veriut mund të kenë patur si objektiv altoparlantët e Koresë së Jugut të cilët kanë transmetuar propagandë kundër Piongiangut përgjatë kufirit javët e fundit, një praktikë e cila nuk ishte përdorur më prej palëve në konflikt që prej 2004-s.
Më heret gjatë muajit një minë shpërtheu në zonën kufitare mes dy Koreve që duhet të jetë e demilitarizuar, duke plagosur dy ushtarë të Jugut.









