• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pr.vendimi për ndërtesat mbi 50-vjeçare, Muçaj dhe Shkreli sqarojnë qytetarët: Hedhim poshtë gënjeshtrat!

by
01/03/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastukturës dhe Energjitikës ka sqaruar sot projekt-vendimin e qeverisë për inspektimin e gjendjes teknike të godinave mbi 50-vjeçare.

Në një deklaratë për media, zv.ministrja e MIE, Enkelejda Muçaj dhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli kanë hedhur poshtë disa lajme të përhapura në media, duke thënë se nuk bëhet fjalë për shembje të ndërtimeve.
Sipas tyre projektligji që ka për qëllim të auditojë godinat për të parndaluar kështu ndonjë fatkeqësi të mundshme, nuk ka të bëjë direkt me shembjen e tyre. Godinat e viteve 50’-60’ do të inspektohen, më pas do të vlerësohet nëse do të kenë nevojë për ndërhyrje, shembje apo mund të rezultojë edhe të jenë brenda standardeve.

Enkelejda Muçaj: Ky projekt-vendim nuk ka të bëjë me shembje banesash por ka qëllim të rregullojë procedurat ligjore për një auditim të gjendjes së tyre fizike dhe të qëndrueshmërisë së këtyre objekteve, duke hedhur poshtë kësisoj të gjithë gënjeshtrat dhe dezinformimet që janë dhënë sot lidhur me këtë proces. Të dashur qytetarë bëhet fjalë për një proces tërësisht ligjor, të nisur pas tërmetit në 2019. Dëshirojmë të sqarojmë publikun e gjerë se projektvendimi është ende në fazë diskutimi.

Artan Shkreli: Për hir të së vërtetës, procesi nuk është proces i ri, ka filluar mbi dy vjet më parë, është miratuar në Kuvend një amendim i ligjit për disiplinimin e kontrollin e punimeve, dhe ndërtimit. Të gjitha objektet që kanë një moshë mbi gjysmë shekullore, duhet t’i nënshtrohen një auditi teknik, që do të nxjerrë në pah çfarë patologjish kanë, dhe nëse nxjerrin në pah patologji të rënda, këto objekte shteti ka për qëllim të ndërhyjë dhe t’i sjellë në norma. U tha që me mbarimin e procesit të rindërtimit, do të fillonte procesi auditit të këtyre godinave, në mënyrë që largqoftë një projekt tjetër me përmasa të mëdha, të minimizojë sa më shumë dëmet.

Ky nuk është një proces i cili ka për qëllim shembjen e objekteve, ky është një proces si një njeri që pasi kalon moshën 50-55 vjeç shkon e bën check in, e njëjta gjë bëhet edhe me godinat, mund të ketë edhe godina që janë në gjendje të mirë. Flitet për godina të bëra në vitet 50-60’.

/e.d

Next Post
Habit Berisha: Rama po përpiqet të mbijetojë si kufomë politike. Do jemi në këmbë deri në largimin e tij

Habit Berisha: Rama po përpiqet të mbijetojë si kufomë politike. Do jemi në këmbë deri në largimin e tij

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Ky lajm, si padashje, ËSHTË BËRË ME QELLIM, tani, në këtë periudhë, sepse Drejtori i Institutit të Ndertimit, është Artan Shkreli, VJEHRRI i Belind KËLLIÇIT, si kandidat i Sali Berishes, në zgjedhjet vendore.
    Besoj se kaq, mjafton për të mbështetur shqetesimin e banorëve, për ti nxitur me këtë lajm, kunder qeverisë, të bërë si “pa dashje”, nga Artan Shkreli, për ti dhënë pikaverazh dhenderrucit KËRRIÇI, në fushaten e zgjedhjeve vendore.
    Minimalisht, duhet të japë doreheqjen Artan Shkreli, në mos po, te shkarkohet.
    Ky lajm agrrsiv kunder qeverise, mjafton dhe e justifikon këtë veprim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In