• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pr.ligji/ Burgjet, 20 kategoritë e kryebanditëve, që do t’i nënshtrohen izolimit të rreptë

by Java News
26/10/2018 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identifikohen 20 kategoritë e të dënuarve dhe të paraburgosurve, të cilët do t’i nënshtrohen një tjetër izolimi të rreptë, sipas parashikimeve të draftit të qeverisë për ndryshimin e ligjit nr. 8328 për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve. Do t’u ndërpritet çdo kontakt me botën e jashtme të dënuarve dhe të paraburgosurve për krijimin, organizimin, drejtimin, pjesëmarrjen dhe financimi i bandës së armatosur. Kjo pikë çon në izolim për një periudhë të pacaktuar të disa prej krerëve të bandave më të rrezikshme në Shqipëri.

Gjithashtu, drafti parashikon izolimin e personave të dënuar dhe të paraburgosurve për krijimin, organizimin ose drejtimin e organizatave kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Objekt i nismës janë edhe të gjithë personat që kanë kryer vepra penale si pjesë të grupeve kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Edhe personat e dënuar, që janë në proces gjykimi apo hetimi në paraburgim për organizimin drejtimin e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së drogës do t’u nënshtrohen kufizimeve të ashpra.

Këtu përfshihen edhe personat e dënuar dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin ose financimin e trafikut të narkotikëve. Drafti që pritet të miratohet nga parlamenti do të sjellë izolimin total të të gjithë dënuarve apo të paraburgosurve nën hetim apo gjykim për vepra me qëllime terroriste si dhe që kanë financuar terrorizimin. Këto dy vepra përfshijnë edhe prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse si dhe të 20 veprimtarive të tjera me qëllime terroriste. Personat që kanë krijuar apo kanë marrë pjesë në organizata terroriste, do të izolohen gjithashtu. Izolimit do t’i nënshtrohen edhe personat e dënuar apo që janë nën hetim për dhënie informacioni në favor të terrorizimit duke qenë në një funksion publik, personat që kanë rekrutuar të tjerë për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste etj.

Të dënuarit dhe të paraburgosurit që do të izolohen
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për vepra terroriste, ku përfshihen: Rrëmbimi i avionëve, veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë, kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, shkatërrimin e një avioni në funksionim, shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar, përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim, vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, pengmarrjen ose rrëmbimin e personit, vjedhjen e materialeve bërthamore, prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm etj. (Neni 230 i Kodit Penal).

Të dënuarit dhe të paraburgosurit për veprën penale të financimit të terrorizimit Neni (Neni 230/a i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për veprën penale të fshehjes së fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin. (Neni 230/b i Kodit Penal).
Personat që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës, të cilët vënë në dijeni dhe u japin informacione personat, për të dhënat për verifikimin ose hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit. (Neni 230/c i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për dhënin e fondeve dhe pasurive personave të shpallur si financues të terrorizimit. (Neni 230/ç i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për rekrutimin e personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit. (Neni 231 i Kodit Penal).

Të dënuarit dhe të paraburgosurit për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. (Neni 232 i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për nxitje thirrje publike dhe propagande për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. (Neni 232/a i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për prodhim të armëve luftarake. (Neni 234/a i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për krijimin, organizimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste. (Neni 234/a i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për krijimin, organizimin, drejtimin, pjesëmarrjen dhe financimi i bandës së armatosur . (Neni 234/b i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për organizimin drejtimin e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së drogës. (Neni 283, paragrafi 3 i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin ose financimin e trafikut të narkotikëve. (Neni 283/a, paragrafi 3 i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin dhe financimin e organizatave kriminale me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve. (Neni 284/a i Kodit Penal).

Të dënuarit dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin dhe financimin e prodhimit, fabrikimit, nxjerrjes, rafinimit dhe përgatitjes pa licencë të lëndëve narkotike. (Neni 284/c, paragrafi 3, i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin dhe financimin e prodhimit, importimit, eksportimit, tranzitimit, tregtimit dhe mbajtjes, në i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse. (Neni 284/ç paragrafi 3, i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për krijimin, organizimin ose drejtimin e organizatave kriminale. (Neni 333 i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për krijimin, organizimin ose drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. (Neni 333/a i Kodit Penal).
Të dënuarit dhe të paraburgosurit për kryerjen e veprave penale si pjesë të organizatave kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.

Next Post
VIDEO/ Tentojnë të bëhen “interesant”, por e pësojnë shumë keq

VIDEO/ Tentojnë të bëhen "interesant", por e pësojnë shumë keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com