• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PPE nxjerr “zbuluar” Bashën: PD nuk është anëtare me të drejta të plota

by
13/09/2015 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj, rreth 10 ditë më parë do të deklaronte se e djathta është bërë anëtare me të drejta të plota e Partisë Popullore Europiane.

Menjëherë pas këtij lajmi, të shumtë ishin anëtarët e kryesisë së PD të cilët e cilësuan këtë arritje si kurorëzim i përpjekjeve, vizioneve dhe idealeve të demokratëve shqiptarë në rrugën europiane. Megjithatë e vërteta është ndryshe. Faqja zyrtare online e PPE-së thekson se Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në Bruksel votoi që Partia Demokratike të marrë statusin e anëtares së asociuar në PPE dhe jo anëtare me të drejta të plota.

“Asambleja Politike votoi dhe ngritjen në pozitë të statusit të anëtarësimit të dy partive të PPE-së, atë të Partisë Demokrate të Shqipërisë si dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës së Serbisë. Të dyja partitë, që deri më parë ishin anëtarë vëzhgues tashmë kanë statusin e anëtarëve të asociuar në PPE”, shkruhet në faqen zyrtare të Partisë Popullore Europiane.

Siç shihet nga njoftimi i PPE-së mes deklaratës së Partisë Demokratike dhe vendimit që mori Asambleja e Partisë Popullore Europiane dhjetë ditë më parë në Bruksel ka një mosdakordësi.

Deputeti i selisë blu Gert Bogdani, i pyetur nga gazeta ‘Shekulli” ngulmoi se opozita është anëtarësuar me të drejta të plota në PPE.

“Partia Demokratike do të marrë pjesë në Kongresin që do të organizohet në Madrid. Por është anëtare me të drejta të plota. Më 2 shtator është marrë vendimi”, sqaron Bogdani.

I pyetur për të komentuar njoftimin e PPE-së, të publikuar në faqen zyrtare, Bogdani sqaron se PPE-ja ka tre statute dhe nga vëzhgues, tashmë PD ka fituar statusin e asociuesit me të drejtë vote për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

“E kam njoftimin që më keni nisur. Duhet thënë se PPE ka tre statuse, observer (vëzhgues) që ishim, associated që jemi dhe ordinary (përhershme) që bëhemi kur të jemi anëtare të BE-së. Nga të drejtat e votës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë njësoj. Ndryshimi është se njëra është për vendet anëtare të BE-së, ndërsa tjetra për vendet jo anëtare të BE-së”, nënvizon deputeti demokrat.

OvxDcyil
Statusi i Kreut të PD Lulzim Basha në Facebook
TkWWMiRl
Statusi në Facebook i Sali Berishës
W3LWxsxl
Njoftimi zyrtar i PPE-së në faqen e saj online
Next Post

Pas ndarjes Tuna publikon foto nudo: Cozman, ja çfarë humbe (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com