• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PPE dhe Shqipëria: Kur përfaqësimi i opozitës bëhet keqinformim ndërkombëtar

by Altin Ketro
01/05/2025 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Altin Ketro

Në një kohë kur Shqipëria është në një fazë kyçe të rrugës së saj drejt integrimit evropian, Partitë Popullore Evropiane (PPE), një prej blloqeve politike më të mëdha të kontinentit, miraton një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Nën petkun e shqetësimit për “integritetin zgjedhor”, PPE rreshtohet në mënyrë të njëanshme në një narrativë të përgatitur për konsum politik të brendshëm, pa analizuar realisht kontekstin institucional dhe juridik të vendit.

Në rezolutë theksohet se zgjedhjet në Shqipëri po minohen nga blerja e votës, keqpërdorimi i fondeve publike dhe presioni mbi votuesit. Edhe pse shqetësime të tilla janë pjesë e diskutimit publik në çdo proces zgjedhor në vend, ajo që bie në sy në këtë rezolutë është gjuha kategorike dhe përfshirja e pretendimeve si “fakte” të pakundërshtueshme, ndonëse në shumicën e rasteve ato janë thjesht akuza pa vendim gjykate ose prova të verifikuara. Si për ironi të fatit, personi që është arrestuar ditët e fundit për blerje votash ka qenë një përfaqësues i opozitës në Lushnje.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë nënshkruar tashmë një protokoll të veçantë për zgjedhjet e vitit 2025, që synon të garantojë ndëshkimin e çdo shkeljeje zgjedhore. Kjo tregon se, ndryshe nga pretendimet e rezolutës, sistemi po reagon në mënyrë institucionale.

Në rezolutë thuhet se në Bashkinë e Tiranës është bërë “emërim i paligjshëm i kryetarit të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, pa një proces demokratik”. Me pak fjalë, rezoluta pretendon se në Tiranë po ndodh një grusht institucional në heshtje.

Në fakt, asgjë nga këto nuk qëndron. Erion Veliaj, ndonëse i paraburgosur pa një akuzë të formuluar, vijon të jetë kryetar i Bashkisë Tiranë. Nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është shkarkuar, nuk ka ndonjë vendim gjykate që e pezullon nga detyra. Thjesht ka deleguar përkohësisht kompetencat te nënkryetarja, siç e lejon ligji për qeverisjen vendore. Këtë e di çdo praktikant juridik i vitit të parë – por jo PPE.

Kjo tregon që në PPE, ose mungon dëshira për të verifikuar informacionin, ose ka një gatishmëri të frikshme për t’u përdorur si kanal për propagandën e një grupi opozitarësh që kërkojnë me çdo kusht të ndërkombëtarizojnë krizën e tyre të brendshme.

Problemi nuk është vetëm te Veliaj apo bashkia. Problemi është kur një organizatë e madhe si PPE bie pre e manipulimeve të ulëta dhe përdoret për të fabrikuar një realitet që nuk ekziston. Kjo nuk ndihmon demokracinë në Shqipëri. Ndihmon vetëm ata që duan të krijojnë kaos përmes dezinformimit, sepse nuk arrijnë dot të fitojnë në mënyrë demokratike.

Nëse PPE do të vijojë të merret me punët e bashkive shqiptare, së paku le të shfletojë faqet zyrtare në internet për të parë se cili është kryetari, para se të miratojë rezoluta. Se ndryshe, mund të shkojë më keq se Bufi i Kënetës: do përfundojë jo vetëm në batak, por edhe në rrjetën e propagandës më të mjerë të Ballkanit.

Rezoluta kritikon faktin që rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë në përmirësimin e kuadrit zgjedhor. Por të thuash se nuk ka progres është jo vetëm e padrejtë, por edhe e pavërtetë. Në vitet e fundit janë miratuar ndryshime ligjore në përputhje me disa nga rekomandimet kryesore të ODIHR, përfshirë transparencën në financimin e partive dhe rritjen e kompetencave të KQZ-së për monitorim. Nëse ka ndonjë pikë që nuk është zbatuar nga rekomandimet e OSBE/ODIHR është ajo për depolitizimin e komisioneve të votimit e të numërimit, por kjo ka ardhur prej refuzimit të opozitës, gjë që mazhoranca socialiste e ka respektuar për të mos i dhënë alibi opozitës që të mos njohë procesin zgjedhor.

PPE përmend përdorimin e administratës publike për qëllime elektorale dhe punësime të qëllimshme. Këto janë kritika që kanë ekzistuar tradicionalisht në diskursin politik shqiptar dhe janë përmendur shpesh në të kaluarën nga çdo opozitë – për çdo qeveri. Pra, edhe kur opozitarët e sotëm ishin qeveritarë. Ndërkohë që punësimet në prag të zgjedhjeve parlamentare, kanë kohë që janë ndaluar me akt nënligjor që të ndodhin.

Sa i përket pluralizmit mediatik, në Shqipëri nuk mungojnë as mediat opozitare, as kanalet e informimit kritik ndaj qeverisë. Opozitës i është dhënë hapësirë e pakufizuar për të shpalosur pikëpamjet e saj dhe në ato media televizive që ajo i konsideron si qeveritare.

Rezoluta e PPE-së, ndonëse e bazuar në disa elementë të njohur të realitetit politik shqiptar, është e mbushur me përgjithësime, gjuhë të njëanshme dhe pretendime që nuk kanë verifikim institucional. Për më tepër, ajo nuk reflekton analizë të balancuar apo kontakte të gjera me palët përtej opozitës shqiptare që e ka hartuar.

Një dokument i tillë nuk ndihmon procesin demokratik – përkundrazi, kontribuon në polarizim dhe nxit përdorimin politik të partnerëve ndërkombëtarë si “dëshmitarë të importuar” të krizave të brendshme të opozitës.

Nëse PPE dëshiron të jetë një aktor i besueshëm duhet të ushtrojë më shumë kujdes në mënyrën se si pranon projekt- rezoluta të gatshme për vende kandidate. Shqipëria ka nevojë për mbështetje reale për të përmirësuar proceset demokratike, jo për amplifikim të narrativave të njëanshme.

Në vend që të jetë një faktor stabiliteti dhe profesionalizmi politik në kontinent, PPE rrezikon të bëhet zëdhënëse e versioneve që as në Shqipëri nuk gëzojnë më besim. Dhe kjo është jo vetëm një njollë për reputacionin e saj, por edhe një shenjë alarmi për mënyrën se si informacione të rreme mund të përfshihen në dokumente zyrtare të nivelit evropian.

Next Post
Plagosja me armë zjarri e Sidi Velajt në Orikum, arrestohet një nga autorët

Plagosja me armë zjarri e Sidi Velajt në Orikum, arrestohet një nga autorët

Comments 2

  1. Lili says:
    2 weeks ago

    O Altin!A mendon kur shkruan?! Në të gjithë botën: Opozita është vlerë e demokracisë,në opozitë janë njerëzit tanë,janë shqiptarë si ty dhe mua ..Si mund të jesh kaq i papërgjegjshëm,sa të urresh deri në krim,shqiptarët që nuk mendojnë si ty,si Edi Rama që të paguan Ty dhe racën tënde të fëlliqur…Kujto se ç’shkruajte para 1 muaji për jetëgjatësinë e Putinit në pushtet,kur Edi Rama,ka më shumë se Putini në pushtet…(Të kërkoj falje nëqoftëse Të kam ngatërruar emrin,por vura re se shkrimi i personit që e kushte shkuar në këtë portal,u hoq menjëherë) Bravo dhe kështu duhet.Na duhet një opozitë e fortë:as me Berishën,as me Bashën që Edi Rama e do aq shumë…por na duhen njerëz të rinj,me ide novatore,me mentalitet bashkëkohor,të gatshëm për të punuar në emër të Atdheut,në emër të Dinjitetit Njerëzor,që të mos e kenë mendjen për të vjedhur,dhe për të bërë pasuri,por të punojnë për njerëzit e thjeshtë,të cilët me naivitetin e tyre,u besojnë: Jetën…e kupton çdo të thotë:Të të besojnë : Jetën?! Hapi sytë dhe shiko mjerimin migjenian të popullit shqiptar …dhe jo vetëm të reflektosh,por të ndihmosh për të sjellë ndryshimin aq të dëshiruar…Pa respekt për Ty…Të shkruan një ish mësuese letërsie

    Reply
  2. Lexuesi says:
    2 weeks ago

    O liliput të rrosh vet se truri të ka ikur për lesh bashkë me idhullin tënd Sali kriminelin dhe hajdutin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gomerët para kuajve

Gomerët para kuajve

May 16, 2025
“Tirana po kthehet në epiqendër rajonale”, Abdixhiku përgëzon Shqipërinë dhe sulmon Kurtin: Ka qëllim shijimin e pushtetit

“Tirana po kthehet në epiqendër rajonale”, Abdixhiku përgëzon Shqipërinë dhe sulmon Kurtin: Ka qëllim shijimin e pushtetit

May 16, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë paqen e shumëpritur në Tiranë? Çfarë deklaroi Ursula von der Leyen

Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë paqen e shumëpritur në Tiranë? Çfarë deklaroi Ursula von der Leyen

May 16, 2025
Macron vjen për herë të dytë në Tiranë, Rama: Tani na u hap koha…

Macron vjen për herë të dytë në Tiranë, Rama: Tani na u hap koha…

May 16, 2025
Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS e Tabaku nga PD më të votuarit

Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS e Tabaku nga PD më të votuarit

May 16, 2025
Kryesia e BE “në duart” e Kroacisë, Plenkoviç: Do punojmë për hapjen e negociatave për Shqipërinë

“Çdo vend që e meriton, të hyjë në BE”, kryeministri i Kroacisë: Shqipëria në progres, ka hapur grup-kapitujt

May 16, 2025
Lufta e Ukrainës, kryeministri i Finlandës: Europa të veprojë me sanksione, duhet bashkëveprim me SHBA

Lufta e Ukrainës, kryeministri i Finlandës: Europa të veprojë me sanksione, duhet bashkëveprim me SHBA

May 16, 2025
Emigrantët/ Meloni asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni flet për qendrën e emigrantëve në Gjadër: Pse jemi në rrugën e duhur

May 16, 2025
Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

May 16, 2025
Samiti në Tiranë/ Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Samiti në Tiranë/ Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

May 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com