• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PPE, Daul: PD të votojë reformën vendimtare për kauzën e integrimit

by Aalison Pearse Stevens
20/07/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformës në drejtësi ditën e nesërme, është përshëndetur edhe nga Partia Popullore Europiane. Presidenti PPE, Joseph Daul ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë në seancën e të enjtes paketën kushtetuese të reformës.

Ai i bën thirrje Partisë Demokratike që të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të tregojë përkushtimin ndaj kauzës europiane të Shqipërisë. Daul vlerëson edhe rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në procesin e negociatave të reformës.

Deklarata e plotë e Daul:

“Ne kemi ndjekur nga afër zhvillimet dhe negociatat mbi projektreformën e gjyqësorit në Shqipëri. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Ndërsa bisedimet kanë qenë shpesh herë të vështira dhe komplekse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka negociuar me sukses dhe ka kontribuar për një rezultat të frytshëm. Basha ka treguar lidership për të dy, si për partinë ashtu edhe për vendin e tij, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshje që i shërben interesave të të gjithë popullit shqiptar“, u shpreh presidenti i PPE, Joseph Daul.

“Një sistem drejtësie i pavarur dhe transparent mbetet një nga elementët kryesorë të nevojshëm për një vend demokratik“, thekson më tej Daul.

“Shqiptarët meritojnë të ketë një sistem drejtësie, ku asnjë qytetar nuk është mbi ligjin dhe ku nuk lulëzon korrupsioni“.

“Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur partnerët tanë shqiptarë në krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Vota e ditës së nesërme për paktën e reformës në drejtësi do të jetë një hap për integrimin e Shqipërisë në BE dhe baza për një të ardhme më të mirë për popullin e saj. Partitë politike shqiptare dhe deputetët, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike, duhet të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj kauzës europiane dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve të tyre, për të kaluar këtë legjislacion të reformës në drejtësi”, thekson numri një i PPE.

ma.me
Next Post

Vdiq Alan Vega, themeluesi i grupit “Suicide”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In