• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pothuajse asnjë shans për referendum kushtetues

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ideja e referendumit për të miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi duket e bukur, por një shikim i shpejtë i kushtetutës tregon se referendumi është njëkohësisht pothuajse i pamundur dhe po aq i panevojshëm. Kushtetuta dhe kodi zgjedhor janë veçanërisht armiqësorë ndaj idesë së referendumit, aq sa deri më sot, asnjë referendum nuk është bërë. Shqipëria ka ndryshuar deri tani katër herë kushtetutën e miratuar fillimisht në vitin 1998, por në të gjitha rastet, ndryshimet janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe mendimi i popullit nuk është kërkuar kurrë.

Shqipëria ka bërë tre referendume që nga koha e komunizmit, një prej të cilëve vuri në fuqi kushtetutën aktuale, por nuk ka bërë deri tani asnjë referendum që nga miratimi i kësaj kushtetute.

Kushtetuta aktuale i jep ekskluzivitet për ndryshimin e saj vetëm Kuvendit të Shqipërisë dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta prekë. Organizimi i një referendumi është thuajse i pamundur edhe për çështje jokushtetuese për shkak të ngurtësisë së Kushtetutës për të lejuar referendume dhe për shkak se Kodi Zgjedhor i vitit 2003, i ka komplikuar rrugët për organizimin e një referendumi aq shumë, sa që nga koha e rënies së komunizmit deri më sot, në Shqipëri ka pasur vetëm një përpjekje të suksesshme për zhvillim referendumi, rasti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, ku referendumi sërish nuk u krye për shkak se ligji i sulmuar u shfuqizua nga qeveria pa mbërritur dita e referendumit.

Ndërsa udhëheqësit e tre partive të mëdha politike po diskutojnë aktualisht mundësinë e reformimit të Kushtetutës me synimin e spastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe riorganizimin e sistemit të emërimit, gjykimit dhe ndëshkimit të gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, problemi i ngurtësisë së Kushtetutës aktuale për organizimin e një referendumi ka dalë edhe një herë në pah. Kryeministri Edi Rama, i cili aktualisht rezulton pala e vetme nga të tre palët kryesore parlamentare e gatshme për ta votuar reformën, deklaroi sot se nuk qe kundër idesë së referendumit, por kjo është një përgjigje thjeshtë parimore. Në të vërtetë, kushtetuta aktuale në nenin është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi drejt referendumit të kërkojë miratimin paraprak të parlamentit me shumicën më të lartë të njohur.

Dy të tretat

Neni 177 i Kushtetutës sanksionon që kjo kushtetutë, mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje politike të Parlamentit ku duhet të votojnë pro dy të tretat e të gjithë anëtarëve (94 deputetë). Kushtetuta nuk parashikon mundësinë që qytetarët të kërkojnë ndryshimin e kushtetutës. E vetmja mënyrë për ndryshimin e saj është që vetë deputetët ta miratojnë ndryshimin. Kushtetuta thotë se palët politike, (praktikisht udhëheqësit e tre partive të mëdha), bien fillimisht dakord duke votuar me dy të tretat ndryshimet kushtetuese, ata sipas qejfit të tyre dhe në diskrecion të vet, mund t’i drejtohen popullit për referendum. Mund, do të thotë se nuk e kanë të domosdoshme. Nëse dikush nuk është dakord me këtë ndryshim, atij i duhet mbështetja e një të pestës së të gjithë deputetëve (28 deputetë) për ta sfiduar ndryshimin në referendum. Pjesa tjetër, d.m.th. populli, nëse nuk është dakord me ndryshimet në kushtetutë që kanë menduar udhëheqësit, nuk ka mundësi të bëjë asgjë. Thjeshtë asgjë! Nuk ka asnjë hapësirë kushtetuese që populli të kundërshtojë ndryshimet.

Shkurt, rerefendumi është vetëm një mundësi që kanë në dorë udhëheqësit e vendit, kur këta të kenë mbështetjen e së paku 94 deputetëve. Parlamenti aktual ka mundësi që t’i miratojë ndryshimet e propozuara kushtetuese për reformën në drejtësi vetëm në rast se dy partitë e mëdha, Partia Socialiste, në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë, bien dakord për t’i miratuar. Koalicioni aktual qeverisës PS dhe LSI (e të tjera të vogla) kanë aktualisht rreth 85 vota. Teoria që ata mund të blejnë edhe pjesën tjetër të votave nga opozita duket e pamundur. Për më tepër, blerja e këtyre votave do ta bënte ndryshimin kushtetues të pamoralshëm.

Aktualisht, shpresa e Ramës duket se është që presioni i ndërkombëtarëve do të detyrojë Partinë Demokratike në opozitë të miratojnë ndryshimet. Që propozimet aktuale të marrin vlefshmëri morale, kërkohet që fillimisht drafti të shkojë në Komisionin e Venecias dhe të marrë miratimin e Venecias. Por aktualisht duhet që komisioni parlamentar i reformës, ta miratojë dërgimin për certifikim në Venecia. Komisioni ka paralajmëruar një mbledhje ditën e premte për të miratuar dërgimin e draftit.

Rrugë e gjatë

Në rast se udhëheqësit politikë, pasi të bien dakord me njëri-tjetrin, dëshirojnë t’i drejtohen popullit për ta certifikuar dakordësinë mes tyre, ata mundet të kërkojnë referendum. Por zhvillimi i një referendumi mbart rreziqe të shumta dhe mund ta shtyjë reformën aktuale të propozuar përtej limiteve ligjore të disponueshme. Neni 152 i Kushtetutës thotë se fillimisht, pasi krerët të vendosin për referendum, apo një e pesta e deputetëve të kërkojë referendum, duhet që fillimisht Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kërkesës, gjë për të cilën ka 60 ditë kohë.

Neni 119 i Kodit Zgjedhor 2003, thotë se referendumi kushtetues nuk zhvillohet dot gjashtë muaj para përfundimit të mandatit dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Por pjesa më e rëndë është pika 6 e atij neni, e cila thotë: “Ne përputhje me piken 3 te nenit 152 te Kushtetutës, kërkesat për referendum, qe nuk kane kaluar neper te gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 mars te çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri ne vitin pasardhës”. Shkurt, ligji për referendumet thotë se në Shqipëri nuk mund të zhvillohen referendume. Në rast se procedurat nuk kryhen brenda 15 marsit të këtij viti, atëherë referendumi shtyhet për vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm natyrisht që nuk bëhet dot referendum sepse janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sikur, në ndonjë farë mrekullie, krerët e politikës bien dakord për ndryshimet kushtetuese, kërkojnë referendum dhe gjykata kushtetuese vleftëson kërkesën brenda 15 marsit të këtij viti, atëherë Presidenti i Republikës ka 45 ditë kohë që të shpallë datën e referendumit. Ligji në këtë pikë është në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, gjithsesi. Pika 4 e nenit 125 të kapitullit të harruar për referendumet i vitit 2003, thotë se amendamentet kushtetuese “rrëzohen kur më shumë se gjysma e tË gjithë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve kanë votuar kundër tyre”. Kjo është krejt e kundërta me referendumet për çështje të tjera, përfshirë referendumet që kërkohen nga populli, ku ligji kërkon pjesëmarrje në zgjedhje prej së paku një të tretën e listës së zgjedhësve, ku fiton opsioni me më shumë vota. Problemi është se Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve mban aktualisht rreth 3.4 milionë votues. Që ndryshimet kushtetuese të rrëzohen në referendum, kërkohet që plot 1.7 milionë shqiptarë të votojnë kundër, pa marrë parasysh se nga 3.4 milionë votuesit, më shumë se 1 milionë besohet se jetojnë jashtë vendit.

Gjithsesi, për shkak se fillimisht që të zhvillohet një referendum për ndryshime kushtetuese, duhen dy të tretat e parlamentit dhe në të njëjtën kohë, kaq vota deputetësh mjaftojnë për të ndryshuar kushtetutën pa referendum, vajtja në referendum ngjan thjeshtë një ide e bukur dhe tërësisht e panevojshme.

BIRN

ma.me

Next Post

“Utopia”, njihuni me vilën më të shtrenjtë të Kinës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In