• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Potencialet e zhvillimit të agro-biznesit shqiptar

by A R
10/12/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të biznesit francez, ambasadës franceze në Tiranë dhe agrobiznesit shqiptarë organizuan ditët e fundit në Tiranë, për herë të parë një takim të përbashkët pune me investitorë të sektorit agro dhe ekspertë francezë për nxitjen e bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e agrobiznesit.

Në këtë takim ku merrnin pjesë Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ekspertë francezë nga Federata Rajonale e CUMA-s, si dhe të ftuar të tjerë, u diskutua për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të shoqatave të biznesit dhe agrobiznesit shqiptar me përfaqësues të kooperativave dhe organizatave prestigjoze në fushën e Agrobiznesit nga Franca.

Pjesa e parë e këtij takimi u fokusua në ekspertizën franceze mbi materialin bujqësor, indikacionet gjeografike dhe blegtorinë, ku referoi, Alain Lançon, përfaqësues i Institutit të Blegtorisë në Paris.

Ai vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të prodhimit dhe produkteve bujqësore e blegtorale autoktone, si elementë të konkurrueshmërisë në treg, ndërsa apeloi për të bashkëpunuar me sektorin agro në Shqipëri në drejtim të teknologjive dhe mjeteve të mekanizuar që janë vlerë e shtuar në prodhim.

Përfaqësues të agrobiznesit shqiptarë, prezantuan zhvillimet dhe perspektivat në sektorin e agrobiznesit dhe atë të bujqësisë në vendin tonë. “Bujqësia dhe agrobiznesi në Shqipëri është konsideruar në vite, si një ndër sektorët prioritar dhe me shumë rëndësi për ekonominë e vendit, i cili ka potenciale dhe resurse ende të pashfrytëzuara. Në këtë kontekst, nënvizuan ata, eksperienca dhe investimet e sipërmarrësve francezë, veçanërisht në sektorin e blegtorisë, peshkimit, prodhimeve bio, etj do t’i jepte një zhvillim bashkëkohor bujqësisë në vendin tonë./a.m.

Next Post
VIDEO tronditëse/ Fëmija aksidentohet në qendër të Tiranës, në gjendje kritike në spital

VIDEO tronditëse/ Fëmija aksidentohet në qendër të Tiranës, në gjendje kritike në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In