Kryeministri Rama ndodhet në LLogfara së bashku me ministrat e rinj prej ditës së djeshme. Sot pritet të zhvillohet sërish mbledhja informale e qeverisë së re ndërkohë Rama nuk ka harruar as këtë mëngjes të përshëndesë shqiptarët përmes postimit në facebook.
“MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë pamje të Llogarasë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Por ky postim i Ramës ka sjellë reagimet e qytetarëve. Dikush prej tyre ka shprehur pakënaqësinë se pse pas zgjedhjeve Rama nuk u përgjigjet atyre për hallet që i transmetojnë në facebook.











